10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë të inicuar nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve nëper faqe valbona koncert parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë për ndalimin e ndërtimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur ditën e sotme një letër kërkesë Minsitrisë së Energjisë dhe Industrisë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

Pjesëmarrja e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë”, në koncert-protestën nuk mund të lihej vetëm në atë ditë, dhe një reportazh prej 10 minutash ju fton të ndjeni energjinë e protestës artistike kundër hidrocentraleve në Valbonë, duke mos e lënë ditën e protestës dhe kauzën në hije. Ju që ishit apo jo pjesëmarrës do  përfshiheni po njësoj, pasi kauza vazhdon. Urojmë që ky reportazh të jetë një frymëzim për të gjithë dhe nxitës për të ndjekur këtë çështje dhe për të fituar natyrën ndaj investimit.

Reportazhin "Jo Hidrocentraleve ne Valbone-10 minuta emocioni" mund ta ndiqni duke klikuar këtu
Letrën kërkesën për transparencën e vendimarrjes për ndërtimin e dy hidrocentraleve, drejtuar Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë e ndiqni këtu.

Qëndroni të informuar vazhdimisht, që të jeni pjesë e nismave të ndërrmarra nga Grupimi

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit"Perspektivë drejt integrimit në Bashkimin Evropian-Angazhim i qytetarëve aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore“i zbatuar nga Qendra EDEN, pjesë e programit "Shoqëri civile shqiptare për një mjedis Evropian" (ACHIEVE) zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri (REC Shqipëri) dhe financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.