Thirrje për pjesëmarrje - vizitë studimore

Youth Environment Europe (YEE) fton vullnetarët e interesuar të EDEN të bëhen pjesë e vizitës studimore “Eksplorimi i barazisë gjinore në projektet mjedisore”. Vizita studimore ka si qëllim hulumtimin rreth temës së barazisë dhe perspektivës gjinore në projekte rinore mjedisore dhe mënyrat se si adresohet kjo tematikë në punën e organizatave rinore mjedisore.

Secilit pjesëmarrës do ti jepet mundësia:
     - të njihet me realitetet dhe përvojën e çështjeve gjinore në vende të ndryshme evropiane;
     - të mësojë më shumë për integrimin gjinor, veçanërisht në punën me rininë;
     - të punojë konkretisht me mënyrat se si projektet e mjedisit mund të ndërlidhen me çështjet gjinore ;
     - të rrisi kapacitet dhe aftësitë mbi një tematikë e cila është në rend të ditës dhe po merr prioritet gjithnjë e në rritje.studdy session gender


Datat: 5-12 Mars 2017
Vendi: European Youth Center, Strasbourg, Francë
Afati për plotësimin e aplikimit online: 19 Dhjetor 2016
Tarifë për pjesëmarrje: 50 EUR
Udhëtimi, akomodimi dhe ushqimi janë të mbuluara nga aktiviteti

Për tu informuar më shumë rreth projektit lexoni nëpërmjet këtij linku
Thirrjen për pjesëmarrje e gjeni këtu
Formati i aplikimit plotësohet online në ketë link 

Ju lutemi të na drejtoheni për çdo paqartësi që mund të keni dhe shfrytëzoni mundësinë për të qënë pjesë e një trajnimi shumë të vyer!