Përceptojmë jetesën dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Vazhdon zbatimi i aktiviteteve në kuadërFaqe aktiviteti2 perceptimi të projektit “Jetesë e qëndrueshme drejt nismave pro-mjedisore”, në 4 shkollat profesionale të rretheve Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Kamëz (Tiranë).
 
Muaji dhjetor, shënon zbatimin e aktivitetit të dytë të këtij projekti, i pari aktivitet që çel punën e drejtëpërdrejtë me studentët e shkollave profesionale ku gjen zbatim edhe ky projekt. Në këtë aktivitet kishim për qëllim të merrnim një perceptim të studentëve që studiojnë në këto shkolla profesionale se sa familjarë janë dhe sa njohuri kanë me konceptet e “Jetesës së Qëndrueshme” dhe “Zhvillim i qëndrueshëm”. Kjo është edhe një ndër sfidat dhe objektivat kryesorë të qeverisë shqipëtare për futjen e koncepteve inovative dhe të shëndetshme në sistemin e edukimit të shkollave profesionale.

Aktiviteti u zhvilluan në ambientet e shkollave profesionale, në formën e një bashkëbisedimi të hapur mes studentëve, mësuesëve dhe grupit të punës nga Qendra EDEN. Moderimi i aktivitetit u bë nga grupi i punës së Qendrës EDEN dhe vullnetarë të saj, me ndihmën e mesuesëve nga grupet e punës të përcaktuara në secilën prej 4 shkollave profesionale ku po zbatohet ky projekt.
Në mënyrë që bashkëbisedimi dhe shkëmbimi i informacionit mes pjesëmarrësve dhe moderatorëve të ishte i lirëshëm dhe produktiv, u përzgjodh kjo formë takimi.  Pjesëmarrja e larmishme e studentëve nga nivele të ndryshme interesi (profesioni) dhe moshe (viti i studimit) ishte një metodë shumë efikase për një perceptim sa më të gjërë rreth temës dhe koncepteve që trajton projekti.

Projekti jo pa qëllim adreson shkolla profesionale të vendosura në kontekste të ndryshme gjeografike, ekonomike, sociale dhe kulturore,  ku dhe lidhja e komunitetit me natyrën dhe mjedisin përreth vjen në dimensione të ndryshme. Ky diversitet u reflektua edhe gjatë takimeve të hapura me studentët. Ndjeshmëria e tyre ndaj natyrës, konteksti i problematikave që ata adresonin në lidhje me mjedisin reflektonin shumë kontekstin në të cilin ata jetonin dhe studionin. Rezultate dhe vlerësime të mëtejshme rreth aktivitetit do të reflektohen në një raport vlerësimi, i cili do të shpërndahet mes aktorëve kryesorë të projektit.

Vlerësojmë pjesëmarrjen e më shumë se 300 studentëve, që u bënë pjesë e Aktivitetit të dytë “Vlerësim Perceptimi” dhe mundësinë e tejçimit të informacionit edhe në më shumë prej tyre.

Fotografitë e Aktivitetit të dytë mund ti ndiqni në facebook-un e Qendrës EDEN duke klikuar këtu.

Ky projekt zbatohet nga qendra EDEN dhe mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë. Mbeshtetur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, Rinisë dhe Sporteve, për zbatimin e tij në shkollat profesionale që ai adreson.