Pse proteston Zharrëza?

Në 27 shkurt 2017 banorë të Zharrzës ndërmorën një marshim 4 ditor nga fshati i tyre drejt Tiranës me qëllimin për të tërhequr vëmendjen e qeverisëGGF film shqiptare dhe atë të medias gjithashtu, të cilët për hir të së vërtetës e kanë lënë thuajse në hije këtë rast. Marshimi nisi filllimisht me grevë urie të 7 personave në Zharrës ku pati vetëm reagim mediatik dhe anjë hap më tej nuk u ndërmorr. Qendra mjedisore EDEN e ka ndjekur rastin që prej vitit 2011 duke dalë me rekomandime konkrete (në vitin 2014) për të minimizuar problematikat në zonë dhe duke i adresuar të gjitha shqetësimet e banorëve edhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Situata pati përmirësime të dukshme në sinjalistikën e rrugëve ku automjetet e punës kalonin në afërsi të zonave të banuara.

Në 1 Prill 2015 gjatë veprimtarisë hidrokarbure të “Bankers Petroleum Albania Ltd.” (Bankers) në pusin e naftës nr. 5761 ka ndodhur fontana (shpërthimi i këtij pusi) e cila ka shkaktuar ndotje të mëdha në ajër dhe dëme të konsiderueshme në tokat e banorëve që jetonin aty pranë. Një komision i posaçëm me përfaqësues të ish Komunës Kuman, Këshillit të Qarkut Fier dhe të Bankers, u ngrit për të verifikuar dëmet e shkaktuara. Komisioni vendosi dhënien e ndihmës financiare prej 248 861 366. 72 lekësh me TVSH për vetëm 48 pronarë objektesh në zonë. Banorët shpehën pakënaqësi dhe kërkojnë vazhdimisht mbështetjen e Bashkisë së Roskovecit për adresimin e problemeve të tyre.  

E ndodhur para një situate të tillë, me qytetarë të pakënaqur, si dhe në mungesë të mirëfilltë bashkëpunimi me Bankers, Bashkia e Roskovecit përqas frymën e bashkëpunimit me organizata të shoqërisë civile për të trajtuar situatën dhe ndërmarr masa të zgjidhjes së disa prej ngërçeve të kriijuara. Në këtë frymë, më datë 10/01/2016 Bashkia Roskovec nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendrën EDEN. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte njohja e komunitetit me mekanizmat e ankimimit dhe për të adresuar problemet e tyre.  Pas disa takime që Qendra EDEN zhvilloi në zonë me komunitetin e prekur dhe me përfaqësues të Bankers Petroleum, u konstatua se situata në këto zona është shumë më poblematike dhe e rënduar seç paraqitet dhe tërmetet e shkaktuara nga shpërthimet janë një nga shumë shqetësimet që banorët sfidojnë çdo ditë dhe me të cilat u duhet të bashkëjetojnë. Kjo u vu re edhe nga analizat e ujit të pijshëm që EDEN analizoi në disa familje të zonës ku u evidentua që parametrat fiziko-kimikë të analizuar ishin jashtë normës kufij sipas standardit shqiptar dhe atij evropian. Si nevojë e vazhdueshme e komunitetit mbetet nevoja për të patur rezultate të pavarura nga rezultatet e paraqitura nga Bankers të parametrave të cilësisë së ajrit, i cili konstatohet nga banorët si shumë i ndotur dhe që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre. Gjithë komuniteti ndodhet përpara një situate të ndërlikuar, por mbi të gjitha jetike, të cilat nisuar nga puna e Qendrës EDEN në zonë dhe mbështetur në deklaratat e banorëve, lidhen me:

•   Probleme shëndetësore që vijnë nga ndotjet në ajër-ujin e pijshëm dhe në tokën bujqësore;
•   Ndotje të ujit dhe infrastrukturë jo efikase ujore;
•   Numër thuajse i papërfillshëm i individëve që janë punësuar dhe punojnë për Bankers;
•   Mungesë në investime sociale;
•   Shtëpi të rrënuara prej tërmeteve;
•   Mungesë të konsultimeve, ose konsultime jo gjithëpërfshirës të banorëve të zonës;
•   Mungesë bashkëpunimi efikas mes Bashkisë së Roskovecit-qytetarëve-Bankers;
•   Mungesa e institucioneve shtetërore që të mbajnë përgjejgjësi dhe të marrin masa konkrete për problematikat e zonës;
•   Dëmshpërblime të bëra në mënyrë të padrejtë.

Në një situatë të tillë banorët e Zharrzës, gjetën si të vetme rrugë për t'u dëgjuar dhe për të adresuar problemet e tyre protestën në Tiranë, aty ku institucionet shtetërore veprojnë. Qendra EDEN mbështet fort iniciativën e tyre dhe do të vazhdojë punën e saj për të adresuar problemet e komunitetit organeve përgjegjëse. Urojmë që kjo protestë të marri zgjidhje sa më të shpjetë, duke zhvilluar hapa konkrete për përmirësimin e saj dhe veçanërisht veprime afatgjata për të mos pasur më përsëritje të tilla në zonë.

Qendra EDEN ka zhvilluar dhe një video me reagime të drejtpërdrejta të qytetarëve që mund ta shihni duke klikuar Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr