Ftese për të festuar ditën e tokës

Qendra EDEN ju fton që të festoni Ditën e Tokës këtë vit pranë Shtëpizës Ekologjike të Edukimit Mjedisor EDEN, Kopshti Zoologjik.
Tema e këtij viti është “Edukim për mjedisin dhe klimën”, dhe një sërë aktivitetesh do shoqërojnë përceptimin sa më të C Ftesa per diten e tokes1mirë të kësaj teme nëpërmjet një programi që fillon në orën 10:30 të shtunën paradite, 22 prill 2017.


Do fillojmë me prezantimin e shpizës ekologjike, mënyrën e funksionimit të saj me panele diellore dhe me grumbullues të ujit të shiut etj; Një ekspozitë e punimeve të nxënësve të shkollave profesionale për të treguar përceptimin e tyre drejt zhvillimit të qëndrueshëm do të jetë e pranishme gjatë kohës së mbarëvajtjes së aktiviteteve. Lojërat mjedisore për të rritur dhe për të vegjel do të zhvillohen nga Qendra EDEN dhe si përmbyllje do të kemi mundësi për pak art duke pikturuar çantë beze. Ftojmë të gjithë personat të cilët duan të festojnë ditën e tokës. Për më shumë lexoni programin.