Festimi i Ditës së Drinit!

drinGEF Drin Project/GWP-Med dhe Qendra EDEN festuan ditën e premte, datë 5 maj, Ditën e Drinit, në zonën e Kënetës, Kukës.
Ky event u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”. Projekti implementohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med), në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE).
Qëllimi i projektit është të promovojë menaxhimin e përbashkët ndërkufitar të burimeve ujore të basenit të zgjeruar të Drinit, duke përfshirë mekanizmat e koordinimit midis komisioneve të ndryshme të nën-basenit (Liqenet Prespa, Ohër dhe Shkodër-Buna).

Eventi u fokusua në një prezantim të historikut të Lumit Drin nga përfaqësuesi i Zonave të Mbrojtura në Bashkinë e Kukësit Z. Besnik Hallaçi. Më pas vijoi me një pjesë teatrale të përgatitur nga nxënësit e shkollës Avni Rustemi. Pjesa ishte realizuar rreth cështjeve mjedisore dhe problematikave që haset në lumenjtë e shqipërisë dhe vecanërisht lumi Drin. Paradë mjedisore dhe punime me materiale të riciklueshme u prezantuan nga nxënësit. Ndërgjegjësimi i komunitetit në reduktimin e qeseve plastike dhe përdorimi i cantave beze. Ku më pas këto çanta dhe u pikturuan nga vetë ata. Një Guidë natyrore dhe lojra interaktive u zhvilluan përgjatë një segmentit të Kënetës, asistuar nga përfaqësuesi i Bashkisë Kukës në sektorin e zonave të Mbrojtura. U përcollën njohuri rreth Lumit Drin, florës faunës, dhe problematika të tjera që has lumi Drin. Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues të ndryshëm si: nxënës, mësues, prindër, pushteti lokal, media etj. Klikoni këtu pë të parë fotot e realizuara nga kjo ditë!