Dita e Drinit 2017!

Lidhja e fortë midis njerëzve dhe natyrës - vendimtare për menaxhimin e përbashkët të Basenit të Lumit Drin!
Duke vazhduar organizimin e sukseshëm, Dita e Drinit për të 4-in herë radhazi u celebrua në 5-6-7 Maj 2017 në 4 shtete për të sensibilizuar një gamë të gjerë aktorësh lokalë mbi vlerën kritike të pellgut të lumit Drin dhe shërbimet e tij ekosistemike në cilësinë e jetës së përditshme të komunitetit lokal dhe aktivitetin ekonomik. Rreth 1.5 milion njerëz mbështeten në burimet e ujërave të ëmbla të pellgut për ujë të pijshëm. Ata gjithashtu mbështeten në aktivitetet ekonomike që përdorin ujin e Drinit si bujqësia, peshkataria, industria, prodhimi i hidrocentraleve dhe turizmi. Dita e Drinit synon gjithashtu të mobilizojë vendimmarrësit dhe përdoruesit drejt veprimeve që do të sigurojnë që uji të jetë i disponueshëm për të gjitha përdorimet në cilësi dhe sasi të mjaftueshme. Festime të mëdha u celebruan dedikuar Basenit të lumit Drin në gjithë vendet bregore të Drinit, në bashkëpunim me OJQ-të partnere në, nga Liqeni i Ohrit dhe dalja e lumit Drin në Strugë në jug deri në lumin Buna deri në Detin Adriatik në veri: në Liqenin e Ohrit dhe rrjedhjen e lumit Drin i Zi - OJQ Gracshnica, në rrjedhën e Drinit të Bardhë - OJQ ERA, në deltën e Bunës - OJQ Green Home, në Liqenin e Fierzës OJQ Qendra EDEN dhe INTBAU, Kukës - OJQ PPNEA.
Në veçanti, në zonën e liqenit të Ohrit dhe daljen e lumit Drin, aktiviteti "Menaxhimi i burimeve natyrore me mençuri - mban lumin Drin në zemrën tonë" është organizuar në bashkëpunim me OJQ-në GRASHNICA. Ai përfshinte ngjarje të ndryshme lumore dhe lumenjsh që mbulonin gjatësinë e liqenit të Ohrit nga Ohri në Bashkinë e Strugës dhe në lumin Drin i Zi. Gjithashtu u festua diversiteti i komunitetit që jetojnë në pellgun ujëmbledhës të Drinit dhe respektojnë dhe nxisin pluralizmin kulturor. Festimi u nda në dy pjesë. Vizita e parë në shkollën e mesme në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Lozhani në bregun e lumit Drin dhe eko-karavan dhe aktivitet informuese në fshatrat e lumit Koselska lidhur me praktikat bujqësore dhe ndotjen.
Në zonën e Drinit të Bardhë u organizuan ngjarjet në Radavc në burimin e Drinit të Bardhë në bashkëpunim me OJQ ERA. Aktiviteti "Drini ynë, që lidh njerëzit dhe natyrën", përmbante panairin publik dhe mbledhjen e palëve të interesit, organizoi dy udhëtime 1 ditore në terren për të rinjtë, ku mund të bënin monitorimin e biodiversitetit me paketa të përgatitura për biodiversitetin dhe gjithashtu Edukimi Mjedisor u sigurua ERA në 4 shkolla fillore me material në indikatorët e cilësisë së ujit. Gjatë eventit u mblodhën së bashku përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kosovare e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Administrata Lokale, si dhe ekspertë të Institutit Hidro-Meteorologjik.

Në Kukës, Shqipëri Dita e Drinit u zhvillua nën moton "Festimi i biodiversitetit të lumit Drin" në bashkëpunim me OJQ-në PPNEA. Ky event hapi mundësi për shumë aktorë dhe studentë për të zbuluar zonën e Kukësit dhe për të eksploruar pikat e nxehta më të vlefshme dhe për tu njohur me shumë lloje të shpendëve në zonën e mbrojtur. Konkursi i fotografisë mjedisore u organizua për studentët me ceremoninë e përzgjedhjes dhe të fituesit në shkollën e mesme. Gjithashtu në Kukës u zhvillua edhe një aktivitet tjetër me titull "Lumi Drin, një pasuri që duhet mbrojtur” organizuar nga Qendra EDEN. Eventi u fokusua në një prezantim të historikut të Lumit Drin; pjesë teatrale, parade mjedisore dhe punime me material të riciklueshme; Guidë natyrore dhe lojra interaktive u zhvilluan përgjatë Kënetës, U përcollën njohuri rreth Lumit Drin, florës faunës, dhe problematika të tjera që has lumi Drin. Eventi u promovua në median lokale ku zuri një pjesë rë rëndësishm,e në promovimin e ditës së Drinit.

Në Liqenin e Fierzës OJQ-ja INTBAU organizoi eventin me titull "Zbulimi i zonave të pashkelura përgjatë Komanit dhe liqenet e Fierzës në Basenin e Drinit ". Pjesa e parë e eventit ishte realizimi i një udhëzuesi të detajuar me informacion historik rreth zonës mes dy liqeneve. Pas kësaj një udhëtim me varkë u organizua për të vizituar zonën së bashku me udhëtimin në terren në zonat arkeologjike dhe në një nga fshatrat për të njohur vlerat dhe mënyrën e jetesës në këtë zonë. Aktiviteti u pasua me theksimin e potencialit të turizmit energjetik.
Në lumin Buna aktiviteti me titull "Festimi i Ditës së Drinit" u implementua nga OJQ GREEN HOME. Aktiviteti u përqendrua në organizimin e kampit edukativ për 40 pjesëmarrës (Studentët e Biologjisë, Mbrojtjen e Mjedisit dhe nxënësit e shkollave të mesme nga Bashkia e Ulqinit) në Ada Buna më 6 - 7 maj 2017. Fushata për rritjen e ndërgjegjësimit filloi në mediat sociale (në faqen e FB të Green Home) përmes organizimit të një kuize online. Leksione mbi qëndrimin dhe mënyrën për të marrë pjesë në natyrë, u siguruan aplikacione të teknikave, praktikave / punën në terren dhe Festivali i Ditës së Drinit-netët mbledhur rreth zjarrit, tregimet lokale për Basenin e Drinit dhe performancën muzikore , ishin kulmi i aktiviteteve.
Këtë vit, aktivitetet u mbështetën nga Programi Lehtësues i Fondit Global për Mjedisin (GEF) projektit me titull “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin” (Projekti Drin) i zbatuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med).
Aktivitetet zbatohen nën patronazhin e Veprimi i Koordinuar i Drinit, process i ndërtuar për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Menaxhimin e Basenit Drin (MoU Drin, nënshkruar në Tiranë, 25 nëntor 2011), për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar me qëllim Mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të përbashkëta të ujërave të basenit të Drinit. Ekziston një ndërlidhje mes Prespës, Ohrit dhe Liqeneve të Shkodrës, dhe lumenjve Drin dhe Buna, ndërsa sfidat mjedisore me të cilat ballafaqohet në të gjithë pellgun janë të natyrës ndërkufitare.

Ndaj, ekziston një ndërvarësi e fortë midis të gjithë aktorëve vendorë dhe rajonalë të përfshirë, gjë që e bën ndërsektorial midis aktorëve me njohuri të ndryshme.