Mirënjohje dhe vazhdueshmëri bashkëpunimi!

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Qendra e Karrierës & Alumni (QKA) organizuan PANAIRIN E KARRIERËS në datën 04.05.2017, në hapësirat e kampusit të UBT.
Panairi u zhvillua në kuadër të nxitjes dhe forcimit të bashkëpunimit midis Universitetit dhe sipërmarrjeve, institucioneve publike si edhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse.
Qendra EDEN e ftuar në këtë aktivitet si rrjedhojë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm me UBT paraqiti materialet dhe produkte në panairin e mbajtur, ku promovoj punën e saj dhe u njoh më nga afër me produktet e të gjithë të pjesëmarësve në aktivitet. Interesi i shfaqur nga të rinjtë, veçanërisht sdudentëve të UBT-së, ishte i lartë dhe shumë frymëzues për Qendrën EDEN. Ndjesia dhe atmosfera pozitive që krijohet nga të rinjtë me shpresa shumë për të ardhmen e me endërra për të panjohuruat që i presin, nxisin motivimin për të punuar, kërkuar, përpjekuar, besuar e “luftuar” më shumë.
Të rinjtë u familjarizuan më tepër me punën e Qendrës dhe së bashku diskutuan për mundësinë për tu përfshirë më shumë në tematikat mjedisore me interes për të rritur dhe drejtuar formimin profesional drejt të punuarit dhe të jetuarit gjelbër (punë që kontrubuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit), si edhe si çështje që prek dhe ndikon në përditshmërinë e cilitdo.
Në zhvillimin e këtij panairi i rëndësishëm ishte dhe momenti i dedikuar për të gjithë aktorët që kanë bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me UBT-në, ku edhe Qendra EDEN firmosi Marrëveshjen dypalëshe me Universitetin Bujqësor të Tiranës si dhe u vlerësua me një Certifikatë Mirënjohjeje.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është vazhdimi i bashkëpunimit në funksion të nevojave për realizimin e programeve informuese dhe edukuese në fushën e mjedisit; rritjes së angazhimit të të rinjve dhe komunitetit; si dhe realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Për më shumë ndiqni foto e marra gjatë këtij eventi!