Trajnim për VNM dhe VSM

Vazhdimisht flitet për rëndësinë që ka zhvillimi i projekteve të qëndrueshme të cilat i vijnë në ndihmë qytetarit dhe ndikojnë sa më pak në mjedisin ku18320638 10154877174602561 4844998781187975614 o ne ndodhemi . Ka një bazë ligjore dhe ka insitucione në vend të cilat përcaktojnë rolin që ka qytetari apo institucioni për një pjesëmmarje sa më transparente në proceset vendimmarrëse, megjithatë shihet nevoja e një shpërndarje më të mirë informacioni apo njohje më të mirë sit ë bazës ligjore, të institucioneve kompetente dhe të rolit të secilit aktor kyç. Për të ardhur në ndihmë kësaj çështjeje në qytetet zbatuese të projektit “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje”, vijojnë trajnimet me titull “Procedurat e VNM/VSM: bazat ligjore dhe roli i pjesëmarrjes së publikut”. Ky trajnim është zhvilluar në Vlorë nga Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim - CRCD" (9 mars 2017), në Berat "Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore - PMSM” (16 mars 2017), për të vijuar në Shkodër “Qendra e Informacionit Aarhus - AIC Shkodër ” (11 Prill); Elbasan “Klubi Ekologjik Elbasan - KEE” (18 Prill). Në këto trajnime kishte përfaqësues që ishin studentë, përfaqësues të Komunës, të Inspektoratit të Mjedisit, të institutit të shëndetit publik, të Agjencive Mjedisore rajonale, të administratës së Zonave të Mbrojtura, OJF, media, ekspertët e mjedisit, mësues dhe me tu përmbyllur trajnimi i fundit u zhvillua në Tiranë në 4 maj 2017 organizuar nga Qendra Mjedisore EDEN.

Ky trajinim që shërben për të rritur të kuptuarit të dokumentacionit të VNM/VSM, bazën ligjore dhe për të ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimarrëse, mblodhi në Tiranë (4 maj 2017) rreth 40 pjesëmarrës: studentë të degëve Biologji drejtimi mjedis, Inxhinierë mjedisi, punonjës të lirë etj.  Ekpertiza ne trajnimin e organizuar në Tiranë u dha nga Z. Enio Haxhimihali, Expert ligjor në sektorin e mjedisit dhe Znj. Alminda Mema, Drejtoreshë Ekzekutive Qendra e Informacionit Aarhus, Shkodër.18359055 10154877029387561 3679299063892438624 o

Trajnimi një ditor kishte një  kombinim të pjesës teorike dhe të rasteve më konkrete, pjesë e cila në trajnim kishte më shumë interes dhe diskutime. Pjesëmarrësit zhvilluan dhe sesione praktike të komentimit të raporteve të Vlërsimit të Ndikimit në Mjedis, si dhe identifikimin konkret të rasteve të cilat kërkojnë një vlerësim strategjik në mjedis apo vlerësim të ndikimit në mjedis. Trajnuesit shpjeguan dallimet kryesore të proceseve dhe rëdnësinë e zhvillimit të njërit në krahasim më tjetrin në varësi të investimit konkret.

Përshtypje të pjesëmarrësve Z. Murat Lushka - “Trajnimi nga vlerësimi im ishte shumë i mirë sepse na angazhoi ne, të cilët jemi të diplomuar për inxhinieri mjedisi në fushën ku kemi studiuar. Ky trajnim dhe të tjerët në vazhdim besoj do të na fusin në një linjë mesimesh mbi mjedisin dhe eksperienca personale të cilat do të na ndihmojne në të ardhmen. Shpresoj të kemi sa më shumë trajnime të tilla, gjithashtu dhe pjesmarrje në projektet që ju mund të organizoni”.

Dikutimi u shoqërua me raste konkrete dhe më të njohura nga publiku, si ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë, në Vjosë, kompleksit turistik në  Divjakë etj.Pjesëmarrja dhe interesi i lartë për këtë trajnim tregon nevojën e zhvillimit të trajnimeve të tilla sa më të shpeshta dhe të nevojës së shkëmbimit të informacionit dhe ideve.

Fotografitë e trajnimit i ndiqni në facebook të Qendrës EDEN duke klikuar këtu.

Nëse doni të ndiqni zhvillimin e këtij trajnimi dhe në qytetet të tjera mund të ndiqni linqet e mbulimit mediatik:
Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD), Vlorë
Për mirëqënie sociale dhe Mjedisore, Berat, TV Globe
Qendra e Informacionit Aarhus, Shkodër: TV1 Channel:
Klubi Ekologjik Elbasan: Elbasan TV

Projektit “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“ drejtuar nga qendra mjedisore EDEN, zbatohet në pesë qytete të Shqipërisë në sajë të bashkëpunimit me organizatat lokale: Klubi Ekologjik Elbasan-KEE (Elbasan), Qendra e Informacionit Aarhus – AIC (Shkodër), Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD (Vlorë), Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore - FSEË (Berat). Ky projekt po zbatohet përmes Programit të Grantit të CO-SEED Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Socio-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm. Ky projekt është finacuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të lehtësimit të shoqërisë civile dhe medias të Bashkimit Evropian 2014-2015 – Mbështetje për rrjetet tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile