Ndotja nga mërkuri i kushton komuniteteve humbje në potencialin e fitimit në Shqipëri

Studimi i parë i rishikuar i analizave për ekspozime të mërkurit pranë burimeve të përmendura në Konventën e Minamatës

(Tiranë, Shqipëri)   Ndotja nga mërkuri kushton 2 milionë deri në 25 milionë lekë humbje në  potencialin e fitimit vetëm në një komunitet shqiptar,index bazuar në studimin e fundit të publikuar në Gazetën e Manaxhimit Mjedisor.1 Ky është studimi i parë i vlerësuar shkencërisht për të vlerësuar humbjet ekonomike për shkak të dëmtimit të IQ prej ndotjes nga mërkuri në Shqipëri dhe në 14 vende të tjera.

Qendra EDEN kontribuoi në studimin ndërkombëtar me mbledhjen e mostrave të flokëve nga individë që jetojnë pranë Gjirit të Vlorës. Në këtë zonë gjendet një uzinë jo funksionale klor-alkalin dhe PVC , burim mërkuri i cilësuar në mënyrë të veçantë në Konventën e Minamatës të Mërkurit, e cila detyron qeveritë të ndërmarrin veprime për të zvogëluar dhe eliminuar ndotjen nga mërkuri, për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Uzina ka qenë funksionale në vitet 1967 deri në vitin 1992 duke përdorur teknologji bazuar në mërkur. Mbeturinat e fabrikës me përmbajtje mërkuri shkarkoheshin direkt në gjirin e Vlorës duke ndotur bregdetin. Gjiri i Vlorës është një zonë e rëndësishme peshkimi dhe peshku nga atje shpërndahet në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë. Uzina e cila nuk është funksionale aktualisht është një vend kontaminimi.

Ky studim na jep vetëm një mostër të vogël të masës së dëmit që po ndodh në vende të ngjashme të tilla në Shqipëri. Kostoja e lartë e ndotjes nga mërkuri duhet të nxisë marrjen e aksioneve dhe vendimeve për të adresuar ndotjen nga burime të ngjashme në të gjithë vendin", thotë  Jonida Mamaj- Hafizi, Koordinatore Programi pranë Qendrës EDEN. "Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Minamatës për të parandaluar ndikimin në shëndetin e njerëzve si dhe humbjen në potencialin e fitimit në gjirin e Vlorës dhe të komuniteteve të tjera në vend.

Nivelet e mërkurit në flokët e individëve të marrë në studim nga zona e Gjirit të Vlorës arrinin 14 pjesë për milion (ppm) në 2.06 ppm. Njëzet e shtatë për qind e pjesëmarrësve kishin nivele më të mëdha se sa standardi 0.58 ppm, që është doza e referencës mbi bazën e të dhënave të sugjeruara ku efektet e dëmshme të mërkurit vihen re dhe në nivele më të ulëta të ekspozimit.

Ndotja nga mërkuri  vjen me një çmim të madh”, thotë Joe DiGangi, PhD, këshilltar teknik dhe shkencor i IPEN, dhe bashkë-autor i studimit. "Kjo është arsyeja pse Konventa e Minamatës duhet të ratifikohet dhe të zbatohet plotësisht për të parandaluar impaktet tragjike në shëndet dhe humbjet në potencialin e fitimit në mijëra komunitete, si ato të përmendura në këtë studim. Mërkuri është një kërcënim serioz global për shëndetin e njeriut dhe ky studim tregon se ai gjithashtu imponon barrë shtesë në ekonomi".

Ekspozimi ndaj mërkurit shkakton dëme në sisitemin nervor, në veshka dhe në sistemin kardiovaskular si dhe efektet më të ndjeshme janë gjatë zhvillimit të fetusit dhe fëmijërisë së hershme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mërkuri shkakton dëmtime neurologjike dhe ndikon në të menduarit njohës, kujtesë, vëmendje, gjuhë, në aftësitë motorike dhe vizuale hapësinore; duke ndikuar tek fëmijët të cilët janë të ekspozuar ndaj metil-mërkurit në mitër. Ekspozimi i njeriut ndaj mërkurit ndodh kryesisht përmes konsumit të peshkut të kontaminuar. Orizi i ndotur dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj avujve të mërkurit janë disa nga rrugët për ekspozim dhe dëmtime.

Referenca
1 Trasande L, DiGangi J, Evers D, Petrlik J, Buck D, Samanek J, Beeler B, Turnquist MA, Regan K (2016) Economic implications of mercury exposure in the context of the global mercury treaty: hair mercury levels and estimated lost economic productivity in selected developing countries, Journal of Environmental Management 183:229 - 235, doi: 10.1016/j.jenvman.2016.08.058
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27594689


Mostrat e flokëve për këtë studim janë mbledhur përmes një protokolli të standardizuar të mostrave të flokëve nga ana e organizatave me interes publik në rrjetin IPEN në vendet pjesëmarrëse. Qendra mjedisore EDEN është anëtare në rrjetin IPEN. Analiza e mostrave të marra u zhvillua në Laboratorin e Mërkurit në Institutin e Kërkimit të Biodiversitetit (BRI).


IPEN është një rrjet i organizatave jo-qeveritare që punonë në më shumë se 100 vende për të zvogëluar dhe për të eleminuar dëmin në shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga kimikatet toksike. www.ipen.org 

Qendra EDEN  është një organizatë jofitimprurëse, jo politike që synon të kontribuoj në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të një mjedisi të shëndetshëm përmes informimit, edukimit dhe ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar. www.eden-al.org

Instituti i Kërkimit të Biodiversitetit është një grup jofitimprurës hulumtuesish ekologjike, misioni i të cilit është të vlerësojë kërcënimet e reja ndaj kafshëve të egra dhe ekosistemeve përmes hulumtimeve bashkëpunues, dhe nëpërmjet gjetjeve shkencore të ndikojw në ndërgjegjësimin mjedisor dhe për të informuar vendimmarrësit. www.briloon.org

Për më shumë informacion:
Jonida Mamaj-Hafizi, Koordinatore programi për Praktikat e Menaxhimit Mjedisor, Qendra EDEN, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., 00355 42 227615

Njiftimi për shtyp: Studimi i parë i rishkruar ndonjëherë mbi ngarkesat ekonomike të ekspozimit të mërkurit pranë burimeve të përmendura në Konventën e Minamatës
Studimin përmbledhës mund ta lexoni këtu në gjuhën shqipe dhe këtu në anglisht