Kartolina nga Natyra_Shkembim Rinor ne Peshkopi!

Shkëmbimi i të rinjve "Kartolina nga Natyra" kishte për qëllim të hulumtonte mënyrat e promovimit të vetëdijes për vlerën e burimeve natyrore në mjedis dhe ekosisteme, nëpërmjet mjeteve artistike dhe krijuese dhe për të rritur njohuritë dhe interesimin e të rinjve në mjedis nëpërmjet metodave të reja krijuese të edukimit mjedisor . Shkëmbimi i të rinjve mblodhi 25 pjesëmarrës nga Republika Çeke, Shqipëria, Gjermania, Armenia dhe Kosova
peshkopi


Ne krijuam pothuajse 100 kartolina si një vazhdim i shkëmbimit të të rinjve me qëllim të dhënies së diçkaje nga shkëmbimi ynë mësimor dhe ndërkulturor. Ne do të donim të ndanim një nga këto kartolina me ju. Me mesazhin tonë, ne duam të sjellim vëmendjen në rëndësinë e natyrës dhe burimeve natyrore në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ne gjithashtu ju ftojmë të përhapni mesazhin tonë dhe të inkurajoni përdorimin e artit për promovimin e edukimit mjedisor.
Projekti u organizua nga Qendra EDEN (www.eden-al.org), në bashkëpunim me Youth and Environment Europe (www.yeenet.eu). Ju mund të lexoni më shumë rreth projektit në www.yeenet.eu (seksioni "Projektet e përfunduara").
Shkëmbimi i të rinjve "Kartolina nga natyra" është financuar nga Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian.
Këtu mund të ndiqni videon, një përmbledhje me pjesë të filmuara nga ky shkëmbim rinor!