Të njihemi më shumë me energjinë

Si mund ta sjellim më afër publikut të gjerë një temë kaq të rëndësishme dhe delikate për gjithë qytetarët?

Organizatat e rrjetit të Vigjilencës mjedisore e menduan këtë gjë në mënyrën më të kuptueshme e tërheqëse, duke zhvilluar një aktivitet në një vend tëweb all of us 1 hapur të secilit qytet zbatues të projektit “Së bashku një sy për mjedisin”. Me anë të këtij aktiviteti synohej të informohej publiku për situatën energjetike në vend dhe për efiçencën energjetike, duke paraqitur dhe disa nga rezultatet e dala nga pyetësorët e Varfërisë Energjetike në familje.

Secili qytet përmes një infografike kishte të paraqitur disa fakte kryesore të situatës energjetike në Shqipëri dhe të varfërisë energjetike në qytet. Pjesa kulminante dhe më entuziaste për qytetarët ishte mundësia që u dha për të provuar njohuritë e tyre në sektorin e energjisë duke luajtur me lojën “Rrota e energjisë”. Kjo lojë tërheqëse shërbente edhe si një mundësi e mirë për ti dhënë një informacion plotësues - ndërgjegjësues ku secili numër i ndarjeve të rrotës mbarte një pyetje specifike mbi energjinë. Llampat LED të efiçencës A++ nuk mund të mungonin në aktivitet për të falenderuar e “shpërblyer” pjesëmarrësit të cilët merrnin pjesë në lojë duke gjetur pyetjet e energjisë.

Pjesëmmarja në secilin qytet ishte e ndjeshme dhe e dukshme, duke theksuar në këtë mënyrë interesin që kanë qytetarët për çështjen dhe rëndësinë e informimit të gjerë me përqasje sa më të kuptueshme dhe që ndjellin kuriozitet. Nxënësit e shkollave dhe qytetarë të moshave të ndryshme ishin përqindja më e madhe e të pranishmëve duke mos neglizhuar dhe interesin e shfaqur nga pushteti vendor, si në rastin e qytetit të Beratit me prezencën e nënkryetares së Bashkisë.

Të pranishmit në çdo qytet ndanë me organizuesit mendimet dhe ndjesitë e tyre në lidhje me aktivitetin, punën e kryer nga secila organizatë dhe rendësinë thelbësorë që ka fusha e energjisë në jetën e çdo familjeje.

Si më poshtë gjeni disa opinione të ndara nga qytetarët për të kuptuar perceptimet e tyre dhe faktin që jo vetëm lloji dhe tema e aktivitetit tërhoqi vëmendjen e qytetaravë, por edhe forma e zgjedhur për ta përçuar atë:
-“Interesat tona duken të përfaqësuara dhe jemi shumë të kënaqur me aktivitetin”
-“Loja e rrotës me ngjyrat dhe përmasat e saj është shumë interesante, e dalluam që nga larg dhe na intrigoi të afroheshim”
-“Sa më mirë që sollët një temë tjetër në vëmendjen e qytetarëve që lidhet me jetën tone, larg fokusit të politikës dhe medias”
-“Ide shumë e bukur dhe e re në llojin e vet”
-“Gjë e veçantë, nuk kishim këtë informacion për energjinë”

Aktiviteti i përbashkët i rrjetit të vigjilencës i ideuar dhe organizuar në sinkron u zhvillua në:
Shkodër nga Qendra e Informacionit Aarhus, Te pedonalja afër me EU Info Center
Vlorë nga Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim, Te skela
Elbasan nga Klubi Ekologjik Elbasan, Përballë Kalasë
Berat nga Për mirëqënie Sociale dhe Mjedisore, përballë Hotel Turizmit
Tiranë nga Qendra mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim dhe Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri, Parku Rinia Tajvani

Falenderojmë të gjithë qytetarët për interesin e tyre dhe besojmë që ky aktivitet të ketë sjellë një informacion plus në shtëpitë e gjithsecilit!

Për më shumë ndiqni fotografitë në faqen facebook të rrjetit Një sy për mjedisin