Antea shperfill shtetin shqiptar!

103 persona u mblodhën sot në restaurant “Gjokeja” ne km. e 4 të autostratdës Fushë – Krujë nën thirrjen “Ne kërkojmë ajër të pastër – Antea duhet të reagojë!” me qëllimin për të diskutuar mbi një mjedis më të pastër në Komunën e Burizanës në të ardhmen.

Me kërkesë të komunitetit (nxitje e shoqatës lokale “Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan – Burizan”)  Instituti i Shëndetit Publik (IShP) ka realizuar përgjatë muajit gusht të këtij viti matjet e cilësisë së ajrit në një stacion në Komunën Burizanë. Rezultatet e monitorimit tregojnë se vlerat mesatare të përmbajtjes së pluhurit total (LNP) e atij të respirueshëm në ajër janë 1.5 – 2 herë mbi vlerat kufi të vendeve të BE dhe të vetë Shqipërisë. Sipas raportit të lëshuar nga IShP  fabrika e cimentos është shkaktari kryesor i ndotjes  në këtë komunë si operatori i vetëm me përmasa dhe aktivitet të lartë. Rezultatet e monitorimit nga ISHP-ja (5 shtator 2013)

Shumë pak kohë nga fillimi i punës së fabrikës,  komuniteti i zonës është ankuar vazhdimisht për ndotje dhe ulje të rendimentit të prodhimit .Letra derguar BERZH nga Qendra EDEN (17 shtator 2012) Antea dhe BERZH (mbështetësi finaciar i fabrikës) i kanë injoruar këto ankesa dhe i janë drejtuar shoqërisë civile për të folur me fakte pa konsideruar ankesat e pa baza të banorëve interesaxhinj të zonës. Leter pergjigjia e BERZH (18 tetor 2012)

Në takimin e ditës së sotme ishin të pranishën thuajse gjithë administrata e pushtetit vendor, ekspertët e IShP që kanë kryer matjet, Kryeinspektorët e ARM së Durrësit, shoqata mjedisore nga rrethe të ndryshme të vendit, komuniteti i prekur dhe fatkeqësisht asnjë përfaqësues nga fabrika e cimentos edhe pse kanë marrë ftesën 10 ditë përpara aktivitetit. Ftesa drejtuar ANTEA TITAN SH.A (18 tetor 2013). Mungesa e tyre  solli zhgënjim dhe pakënaqësi në aktorët e mbledhur megjithatë takimi vazhdoi dhe në të u përcaktuan hapat e mëtejshme të reagimit qytetar.

Kryetari i komunës, Z. Hamdi Pasha, në fjalimin e tij ndau me të pranishmit fjalët që Menaxheri i fabrikës, Z. Georgios Batsakis, kishte shprehur në takimin që këta të dy kishin pasur 5 ditë më parë në ambjentet e komunës Burizanë: “Ne nuk i njohim matjet e realizuara nga IShP dhe nuk i konsiderojmë ato të vlefshme. Fabrika jonë po ushqen komunitetin tuaj. ” 

Nga ana tjetër banorët ulërasin që kjo fabrikë po e vdes komunitetin me ndotjen e krijuar, IShP është e vendosur në rikryerjen e matjeve brenda tre muajve, ARM njeh matjet e kryera nga IShP dhe pret njoftimin zyrtar për kryerjen e inspektimit në fabrikë dhe shoqatat mjedisore janë të vendosura të mbështesin komunitetin dhe të nxisin fabrikën të respektojë përgjegjshmëritë e mara  përsipër në VNM. 

Duket që, si rallë më parë, komuniteti, shteti dhe shoqëria civile janë në të njëjtin krah duke luftuar ndaj ndotësit më të madh të zonës TITAN Antea Sh. A. Parashikojmë një betejë të fortë me shpresën që së bashku do fitojmë luftën.

Kjo tryezë u organizua nga rrjeti vigjilues “Një sy për mjedisin”, me udhëheqje të organizatës lokale pjesë e rrjetit “Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan – Burizan”,  në kuadër të programit SENIOR – A ,mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze dhe i menaxhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC).

Për më shumë ide rreth takimit mund të vizitoni facebookun

Ftesa dhe programi i tryezes se rrumbullaket (30 tetor 2013)
Prezantimi i Z. Genc Laci - Shoqata ne mbrojtje te jetes dhe ekosistemit Burizane (30 tetor 2013)