Piketohen zonat e ndotura në Uznovë, Berat

Qendra EDEN në bashkëpunim me shkollën ‘Xhemal Çekini’  zhvilloi ditën e merkurë dhe të enjte (datë 30 dhe31 tetor 2013) aktivitetin e radhës si pjesë e projektit   “Përmirësimi i Edukimit Mjedisor në shkollën Xhemal Çekini , Uznovë, Berat” .

Ditën e parë nxënësit përgatitën tabelat  paralajmëruese për zonat më problematike të Uznovës dhe në të dytën ato u vendosën në zonat përkatëse.
Qëllimi i këtij aktiviteti përvec piketimit të zonave të ndotura të Uznovës  ishte ndërgjegjësimi i komunitetit për  të mbajtur  paster mjedisin përeth  dhe mbrojtur në të njëjtën kohë shëndetin e tyre .

Tabelat dhe piketat u vendosën në zonën e ish –fabrikës së baterive ku banorë  mbledhin mbetje plumbi pa asnjë masë mbrojtëse  apo kullotin bagetinw duke rrezikuar seriozisht shendetin e tyre dhe te banoreve të tjerë.
Tabelat  u vendosen gjithashtu përgjat lumit  Zagor ku mbeturinat  urbane të hedhura nga banorët e zonës përeth, përbejnë një  problem në Uznovë.

Në aktivitet morën pjesë drejtoresha e shkollës Znj. Dhurata Gjika, nëndrejtoresha Znj. Vace… dhe specialist i ndihmës ekonomoke dhe njësis së mbrojtjes së fëmijës Z. Robert Nazari.

Ky  aktivitet u mbeshte financiarisht nga Powerful Information