Ngrohtësi, siguri, energji e pastër– Cilën rrugë po merr Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit?

Vendet e Europës Juglindore janë në udhëkryq. Ka plane për investimin në rajon, në 10 vitet e ardhshme, të 30 miliard eurove në projekte energjie. Nga vendimet që do të marrë qeveria do të varet furnizimi me energji në çdo shtëpi, siguria e projekteve të energjisë si dhe pastërtia e ajrit dhe ujit. 

 Për shkak të rëndësisë së vendim-marrjes në këtë fushë, kemi përgatitur një infografik “Ngrohtësi, siguri, energji e pastër – Cilën rrugë është duke marrë Shqipëria?” –ku krahasohet Shqipëria me vendet fqinjë dhe BE-në. Infografikun dhe tabelën me burimet e përdorura të informacionit . Të dhënat janë për vitin 2010.

 Nga të dhënat duket se Shqipëria është ndër vendet më problematike në rajon për sa i përket humbjeve të energjisë në rrjet. Në vitin 2012 humbjet janë shtuar edhe më shumë dhe kanë shkuar në 46% të energjisë së shpërndarë në rrjet. Në energjinë e diellit dhe të erës investimet janë pothuajse 0, kurse objektivi për efiçencën e energjisë është ende larg objektivit të BE-së ku synojmë të aderojmë.

Gjithashtu, eshte pergatitur innfografika  për 6 vendet e tjera të rajonit, të cilat synojnë aderimin në BE: Kosova, Maqedonia ,Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia, dhe Serbia. 

Infografika

Tabela me te dhenat