Kornize mjedisore – Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2014!

A mundet që festat e fundvitit të përceptohen pa bredhin?

Le të përqëndrohemi në mesazhin kryesor të këngës së Krishtlindjeve “O Tannenbaum” ( bredhi i Krishtlindjeve)ndërkohë që edhe e dëgjojmë atë. Kjo është një këngë me oringjinë në folkun gjerman e cila në fund të shekullit të 20-të u identifikua dhe këndohet si kënga e Krishtlindjeve. Tannenbaum është një dru  bredhi dhe teksti i këngës në të vërtetë nuk  i referohet vetë Krishtlindjeve apo të përshkruajë një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar. Teksti i këngës i referohet  cilësisë së bredhit për të qëndruar gjithmonë i gjelbërt duke qenë një simbol i qëndrueshmërisë dhe besnikërisë” – dhe ky nuk është një mesazh mjedisor, por është mesazhi për një planet jetë gjatë.

Ky është gjithashtu mesazhi që Qendra EDEN shpërndan cdo vit ndër miq nëpërmjet kartolinave të realizuara si punim me dorë duke uruar Gezuar Krishtlidnjet dhe Vitin e Ri. Në të njëjtën kohë ne duam që të japim shembullin  se si me veprime të thjeshta mund të zvogëlojmë gjurmën tonë të ndikimit negativ në këtë planet. Këtë vit ne dëshirojmë të tregojmë që një pemë e zbukuruar me objekte të realizuara me dorë është po aq e bukur, por shumë më e veçantë, sa një pemë e zbukuruar me objekte të blera në treg. 

Grumbulloni të gjitha gazetat dhe fletët promovuese që cdo ditë i gjeni  poshtë dyerve të shtëpive, dhe zhndërrojini në flutura të bukura për zbukurim! Ruani kartonat e përdorur dhe ën fudn të vitit kthejini ato në lule zbukurimi! Më pas, clironi imagjinatën tuaj, ngjyrosini këto forma me ngjyrat tuaja të preferuara dhe personalizoni pemën e Krishtlindjeve!

Me shumë kënaqësi ne ju dhurojmë një zbukurim të punuar me dorë duke ju shprehur mirënjohjen tonë, por ju jutem ndiqni valën dhe realizoni shumë zbukruime të tjera për bredhin dhe miqtë tuaj!

Shijoni bredhin unik te qendrës EDEN për këtë vit! Linku i fotove me bredh


Nëse jeni te interesuar se cilika qene mesazhi yne vitin qe shkoi ju lutemi te klikoni ketu