Konferenca per mbetjet Spitalore

Në datën 7 nëntor 2014, ditën e premte ora 10:00 në ambientet e Hotel Tirana International , rrjeti “Një sy për mjedisin”  organizoi konferencën për shtyp “Menaxhimi i mbetjeve spitalore – një kaos i rrezikshëm që thërret për vëmendje! ”.

Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse nga znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtoreshë Ekzekutive e qendrës EDEN dhe njëkohësisht moderatorja e konferencës. Znj. Mahmutaj shpjegoj se qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i raportit tregues “ Menaxhimi i  mbetjeve spitalore-një kaos që thërret për vëmendje”  i cili ka përmbledhur të gjitha gjejtet e grumbulluara nga vigjilimi i shërbimit të mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit, Shkodër, Fushë-Krujë, Elbasan, Berat dhe Vlorë.

Më tej përshëndetja vazhdoi nga  Z. Mihallaq Qirjo, drejtor i REC Shqipëri.  Z. Qirjo shprehu vlerësimin e tij për çështjen e ngritur duke nënvizuar problematikën në tërësi si një boshllëk i madh në skemën e menaxhimit të mbetjeve spitalore. Z. Qirjo theksoi nevojën e një bashkëpunimi midis shoqërisë civile dhe organizmave shetëror për të nisur hapat drejt një ndryshimi për përmirësim në menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Më pas konferenca vijoi me prezantimin e raportit tregues nga Znj. Jonida Mamaj-Hafizi Koordinatore për programet e praktikave menaxhimit mjedisor.  Znj. Mamaj-Hafizi prezantoi të gjitha hapat e ndjekura gjatë hartimit të raportit duke përfishrë periudhën e vigjilimit në terren dhe mbledhjen e informacionit në subjketet prodhuese dhe trajtuese. Ajo që vlen të përmendet është analiza vlerësuese nga përpunimi i një mostre prej 78 subjektesh prodhuese në 5 qytete e cila zbërthen në mënyrë të kujdesshme zinxhirin e skemës së menaxhimit të mbetjeve spitalore ku identifikohen dhe boshllëqet e kësaj skeme. Raporti në vetvehte ka si qëllim kryesor ofrimin e infomacionit tregues në lidhje me “tre shtyllat” kryesore të skemës së menaxhimit të mbetjeve spitalore  ku përfishihen, subjektet prodhuese, subjektet trajtuese si dhe strukturat inspektuese të menaxhimit të mbetjeve spitalore.

Në fund të prezantimit pasi u renditën të gjitha rekomandimet e dala nga raporti, u theksua  domosdoshmëria e  zhvillimimit të fushatave informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese me subjektet prodhuese dhe komunitetin, në kushtet e një mungese të lartë informimi mbi detyrimet ligjore dhe ndikimet negative në shëndet dhe mjedis nga mosadministrimi i mbetjeve spitalore.

Pas prezantimit të raportit, pjesëmarrësit  u  përfshin në një debat të gjerë në lidhje me të gjitha cështjet dhe problematikat që hasen në sektorin e mbetjeve spitalore, dhe rolin që shoqëria civile duhet të luajë në këtë drejtim. Një nga elementët në të cilët ne mendojmë se ka nevojë për shumë advokim dhe lobim nga ana jonë është ndërmarrja e një studimi të thelluar në lidhje me menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë si dhe konsiderimi i organizatave të rrjetit si një partner serioz që ofron kontributin e vet në vigjilimin dhe përmirësimin e situatës.

Nëse jeni i interesuar të lexoni draftin e raportit, apo dëgjoni më shumë rreth problematikës na ndiqni në:

https://www.facebook.com/pages/Qendra-EDEN-EDEN-Center/319334287560

https://www.facebook.com/pages/Nje-sy-per-mjedisin/653239758088964

http://arkivalajmeve.com/video/Raport-i-organizatave-mjedisore-Situata-alarmante---Top-Channel-Albania---News---Lajme.6Uu1eW6axOw/