Bashkia Has dhe Komuna Klinë takim dy palësh
Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise po bëhet më e fortë përmes bashkëpunimit të Komunës së Klinës dhe Bashkisë Has
Kryetari i Komunës së Klinës Prof.Dr Zenun Elezaj dhe Kryetari i Bashkisë Has z.Liman Morina u takuan sot (datë:16.09.2021) në një takim të përbashkët në ambientet e Komunës Klinë.
Të pranishëm në takim nga Komuna Klinë ishin z. Aziz Desku, Drejtor i financave dhe Zhvillimit Ekonomik; z. Iber Elezaj, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente dhe nga Bashkia Has Z. Selim Lisha, Drejtor Drejtoria e Pyjeve; z. Hysni Morina, Përgjegjës i Turizmit. Të dy kryetarët diskutuan mbi zbatueshmërinë e projektit ndërkufitar “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, rezultatet e arritura dhe përfitimet që do të kenë këto dy komuna në mbrojtjen e mjedisit dhe stimulimin e ekonomisë së gjelbër.
Për më tepër, gjatë takimit u dakordësua për rritje të bashkëpunimit midis dy bashkive, shkëmbimin e përvojave në avancimin e turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe vlerave të përbashkëta që ndajnë si komuna.
*Projekti ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente" mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation dhe Komuna Klina