CIRCLab Camp - Sfidat dhe mundësitë e ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese është një nga konceptet më të rejat e cila është duke u promovuar gjerësisht në botë. Në Shqipëri mbetet ende një koncept i ri, por në sajë të nismave dhe projekteve që zbatohen në vend, informimi, circlab2 1ndërgjegjësimi dhe zbatimi ka marrë një hov të ri.

Në kuadër të projektit “Circular innovation and resilient city labs in the Adrion Region (CIRCLE)” zbatuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me qendrën EDEN u zhvillua, në datë 30 mars 2022 në hapësirat e qendrës së inovacionit “Oficina”, Instituti "Harry Fultz” aktiviteti “CIRCLAB Camp” në formën e një paneli diskutimi dhe panairi idesh, për të promovuar qasjen e ekonomisë qarkulluese për menaxhimin e mbetjeve dhe krijimin e laboratorëve urbane.

Ky aktivitet vjen i domosdoshëm, që të gjithë aktorët, pjesë e skemës së ekonomisë qarkulluese, të bëheshin bashkë për të sjellë informacion të ndryshëm për të plotësuar kuadrin dhe botëkuptimin mbi ekonominë qarkulluese. Mbi të gjitha për të ngritur botëkuptimin sesi krijohet një CIRCLab dhe si inkurajohen palët e ndryshme të interesit për të krijuar një rrjet të qendrueshëm laboratorësh qarkullues. Target i këtij aktiviteti ishin të rinjtë: nxënës të Institutit “Harry Fultz”, bizneset e gjelbërta, qendrat e inovocionit dhe organizata të shoqërisë civile. 45 pjesëmarrës shkëmbyen mendimet dhe nxitën diskutime dinamike dhe interesante me panelistët.  

Në panelin e diskutimit mbi “Mundësitë dhe sfidat në zbatimin e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri”, patëm nderin të kishim: Z. Genc Kojdheli, Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, Bashkia Tiranë; Znj. Almira Xhembulla, Zëvendësministër, Ministria e Turizmit dhe Mjedist; Znj. Brunilda Kosta, PhD, Profesor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; Z. Elvis Cela, Ekspert Mjedisor, Shoqëri Civile dhe Znj. Kujtime Nurja, Qendra e Gruas, “Hapa të Lehtë”.

Diskutimet u përqëndruan mbi:

  • Nismën e Bashkisë Tiranë për themelimin e laboratorëve urbanë me qellim zhvillimin e ekonomisë qarkulluese
  • Nismën e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike duke filluar nga data 1 Qershor 2022
  • Legjislacionin përkatës për nxitjen e ekosistemit të ekonomisë qarkulluese,
  • Angazhimin e sektorit fitimprurës në përqafimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese,
  • Programet incentivuese dhe instrumentat në nivel vendor për lulëzimin e ekonomisë qarkulluese,

Z. Kojdheli u shpreh: “Bashkia Tiranë vazhdimisht hap dhe mbështet nsima të cilat e ndihmojnë Tiranën të jetë një qytet i gjelbër dhe rinor. Ne nxisim të vëmë në zbatim dhe të sjellim në realitet parimet e ekonomisë qarkulluese”. Të circlab1 2pranishmit e plotësuan diskutimin duke identifikuar disa nga nismat e Bashkisë si ndarja e mbetjeve, planet për transportin elektrik urban, sipërmarrjet e gjelbërta etj.

“Idetë inovatore që kanë të rijntë, sidomos nga një shkollë profesionale si kjo e juaja, të cilat kanë në fokus parimet e ekonomisë qarkullese që fuqizojnë krijimin dhe rrjetëzimin e laboratorëve urbanë, Bashkia e Tiranës është e hapur ti mirëpresë. Në ju ftojmë të aplikoni në thirrjen tonë të hapur për të vënë në jetë idetë tuaja, dhe kjo është një nismë sa praktike aq edhe konkrete për atë çka po diskutojmë këtu” – vijoi ai, duke nxitur motivimin e të rinjve të pranishëm.

Panelistët nga fusha të ndryshme të punës së tyre, njëzëri shprehën nevojën që me patjen e një legjislacioni mundësues, për ekonominë qarkulluese, me informimin dhe ndërgjegjësimin dhe me forcimin e bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe qendror.

Në këtë kuadër, Zv. Ministrja Xhembulla solli në vemendje një nga nismat ligjore më të fundit dhe më të fuqishme në mbështetje të ekonomisë qarkulluese, siç është vendimi i këshillit të ministrave për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike duke filluar nga data 1 Qershor 2022. Ajo u shpreh: “Nisma për ndalimin e qeseve plastike, është një ide e hershme për të cilën Ministria e Turizimit dhe Mjedisit vazhdimisht ka punuar me edukim, ndërgjegjësim dhe informim të qytetarëve, por mbi të gjitha edhe të bizneseve. Tashmë ajo do të kthehet në realitet dhe pritet që të ulë ndjeshëm ndotjen në lumenjtë tanë të bukur të cilët janë të mbytyr nga “flamurët plastikë blu”. Nisma vjen në momentin më të duhur dhe jo vetëm Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, por edhe bizneset janë përkrahës të zbatimit të saj”.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit patëm mundësi të shijonin dhe ndërvepronin në hapësirën e panairit të ideve, në të cilin shkolla profesionale dhe sipërmarrje të gjelbërta si qendra e gruas “Hapa të lehtë” nga Shkodra dhe Teuta Kurti dezanj nga Berati kishin ekspozuar një sërë punimesh me dorë. Ato me shumë mjeshtëri dhe kreativitet kishin shndërruar mbetje të ndryshme tekstile në objekte të reja shumë funksionale.  

Në aktivitet, mbi të gjitha mbizotëroi energjia, dialogu i hapur, fryma bashkëpunuese dhe sensi praktik i një koncepti kaq të rri dhe shpesh abstrakt mbi qarkullimin e produkteve dhe ngritjen e asaj që quhet “Ekonomia qarkulluese”.

Të gjithë duam të ri-bashkohemi në një aktivitet të ngjashëm!

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit Circular innovation and resilient city labs in the Adrion Region (CIRCLE)” zbatuar nga Bashkia Tiranë me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Fotografitë e aktivtetit gjenden në faqen facebook të qendrës EDEN