Të rinjtë nga pesë shtete bashkohen për eficiencën e energjisë

Prej datës 7 deri në 15 tetor 2014,  23 të rinj nga Shqipëria, Republika Ceke, Moldavia, Poloni, Spanjë,  u bashkuan së bashku për të marrë pjesë në shkëmbimin rinor “ Unë e dua eficiencën e energjisë”.

Shkëmbimi rinor kishte për qëllim t’i ofrontë të rinjve një hapësirë për të ndarë idetë dhe njohuritë e tyrë mbi çështjen e energjisë eficiente si dhe të rriste ndërgjegjësimin e   të rinjve dhe të komuniteteve të tyre për një energji të pastër. 

Të rinjtë qëndruan në Tiranë dhe në Porto Palermo në fshatin “ Ekoturizëm Agave” i cili funksionon mbi parimet e energjisë së rinovueshme siç është ajo e  energjisë djellore. Gjatë shkëmbimit rinor të rinjtë mësuan si të ndërtojnë një furrë djellore, të hartojnë dhe të zbatojnë 3 aksione lokale në Himarë mbi tëmën e eficëncës  energjitike, të njihen me parimet e ndërtimit të hartave ekologjike, të njohin potencialet e Shqipërisë ashtu sikurse të shteteve të tjera pjesëmarrëve mbi përdorimin e burimeve të rinovueshme, të informohen mbi piksynimet e Bashkimit Europian në drejtimin e energjisë etj .
Ditën e djelë më datë 12 tetor të rinjtë duke u bazuar në përzgjedhjen e tre temave , konkretisht   “Kursimi i energjisë”, “Ekoturizmi”, dhe  “Energjia e rinovueshme” zhvilluan anketime, takime të drejtpërdrejta, dhe  informim  të banorëve të qytetit të Himarës mbi efiçencen energjitike.

Shkëmbimi rinor “Unë e dua eficiencën e energjisë” , u zhvillua nga Qendra mjedisore EDEN dhe rrjeti Youth and Environment Europe ( YEE). Aktiviteti u mbështet financiarisht nga bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+.

Fotografite ne facebook