Pse Parlamenti Evropian duhet të bllokojë përpjekjet e Jean-Claude Junker për të ndryshuar politikat mjedisore të BE-së?

12 Shtator 2014

“Green10” janë të shqetësuar se vendimet e 10 shtator 2014 për strukturën e re të Komisionit Evropian, letrat e misionit, dhe zgjedhja e Komisionerëve,  tregojnë një përkeqësim serioz të mjedisit dhe një kthim mbrapa të angazhimeve ekzistuese të BE-së për një zhvillim të qëndrueshëm, efiçiencë të burimeve, cilësi të ajrit, mbrojtje të biodiversitetit dhe ndikim të klimës.
Kjo do të conte në zhgënjim të interesave të qytetarëve të BE-së, ku shumica dërrmuese e të
cilëve janë mjaft të ndjeshëm ndaj çështjeve të mjedisit.  Eurobarometri i veçantë 416,  tregon se që nga data 8 Shtator 2014 pavarësisht krizës ekonomike, 95% e 28.000 qytetarëve të intervistuar  shprehen se mbrojtja e mjedisit është e rëndësishme për ta personalisht dhe që më shumë duhet bërë në këtë drejtim. Ai tregon një shumicë solide të qytetarëve që mbështesin legjislacionin mjedisor të BE-së dhe që kërkon një zbatim më të mirë. Eurobarometri,  nuk tregon për kërkesa për liberalizim të mjedisit.
Kjo gjithashtu do të përfaqësojë një fakt të papranueshëm në heqjen e Programit Mjedisor të Veprimit (7EAP), një angazhim ligjërisht i detyrueshëm që ishte negociuar dhe rënë dakord nga Komisioni, shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian pak a shumë një vit më parë.
 Në praktikë, Presidenti i zgjedhur Juncker shfaqet kundra këtyre prioriteteve të detyrueshme.

Çfarë mund të bëjë Parlamenti Evropian?

Parlamenti Evropian duhet të reagojë me forcë për të parandaluar një axhendë e cila duket se fshin 30 vjet të politikës së mjedisit në BE pa debat demokratik.

 

 

Me shumë lexoni këtu.