Vizitorët në qëndrën e edukimit mjedisor EDEN

Nën temperaturat e nxehta te qershorit kur të gjithë nxënësit synojnë pushimin pranë detit , shumë të tjerë preferojnë të jenë pjesë e kampeve verore.

Sot më datë 27 qershor 2014 një grup nxënësish i moshave të ndryshme në planin e aktiviteteve të tyre të ditës kishin vizit në kopshtin zoologjik të Tiranës ku vizituan në të njëjtën kohë dhe qëndrën e edukimit mjedisor “EDEN”. 

Në këtë vizit nxënesit u njohën me ndërtimin pro mjedisit të qendrës ku ju shpjeguan panelet diellore, llampat LED dhe depozitimi i ujit të shiut. Nxënësve ju shpjeguan dhe funksionet e mjeteve të ndryshme që ndodhen në këtë qëndër si busulla , magnetë, hyrometri , shi matësi , matësi i lartësis së pemëve , celsat indentifikues të bimëve dhe të organizmave Galeoformues, lupë gota për insektet, termometra etj.

Prezantimi i “Shtëpizës së drurit” u pasua me një lojë edukuese në të cilën nxënësit pikturuan një segment lumi të vëzhguar gjatë eskursioneve të tyre mësimore. Më pas këto vizatime u diskutuan duke folur në këtë mënyrë për ndotjen e lumenjëve, rendesin e tyre dhe të një  ekosisitemi sa më të pastër e të qëndreshëm etj.

Vizatimet e nxënësve u vendosen nga nxënësit në muret e shtëpizëzës si një suvenir nga vizita e tyre