Korrupsioni është një pengesë serioze ne Evropen Juglindore

24 qershor 2014, Bruksel, Belgjikë -  Korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë po prek vendet në Evropën Juglindore. Me dhjetëra miliona euro janë  humbur gjatë dekadave të fundit në shtatë vende nga rajoni, vende të cilat janë pjesë të raportit “ Fitues dhe humbës: Kush Përfiton nga nivelet e larta të korrupsionit në sektorin e energjisë të Europës Juglindore?.  Ky raport është bërë i njohur ditën e sotme në Bruksel gjatë  Konferencës së Politikave të Nivelit të Lartë të BE-së mbajtur si zhvillim i Javës së Energjisë së Qëndrueshme 2014. Perfaqesues nga partneret shqiptar te projektit Politika te qendruehsme energjitike ne Evropen Juglindore, ishte Rita Strakosha nga Qendra Grupimi Ekolevizja.

OJF-të të cilat janë dhe autoret e raportit të korrupsionit i bëjnë thirrje Institucioneve të BE-së që të trajtojnë reformën në sektorin e energjisë  në Evropnë Juglindore si një prioritet urgjent.
“ BE-ja ka nevojë që ti kushtojë vëmendje të vecantë ngjarjeve në sektorin e energjisë duke përfshirë privatizimet dhe tenderimin për projekte të reja, si dhe mbikqyrjen për planet qeveritare të cilat shpesh dështojnë për të reflektuar qartë nevojat për një të ardhme të qëndrueshme të energjisë” , shprehet Garret Tankosić –Kelly, drejtor i SEE Change Net

 Raporti përmbledh raste të korrupsionit të nivelit të lartë , të cilat kanë goditur sektorët e energjisë në vendet nga ish-republika Jugosllavia plus Shqipëria, duke treguar me fakte se si korrupsioni është një pengesë e madhe për qëndrueshmërinë e sistemeve energjetike të këtyre vendeve. Raporti përfshin rastin e ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader i cili u dënuar për marrjen e një ryshfeti në shumën 10.000.000 € nga kompania hungareze MOL, për ta favorizuar atë në tregun kroat, apo korrupsioni në masë i dyshuar ndërmjet manaxherëve serb të kompanisë EPS , gjë e cila ka dëmtuar ndjeshëm efektivitetin e firmës.

 
Dy raste të cilat trajtohen për Shqipërinë në këtë raport janë :

  • Investigimi rreth pastrimit të parave dhe
  • Çështja e konçesionit për HEC
     

Raporti një ndër rekomandimet më të forta që i drejton Shqipërisë është : Forcimi i rolit të prokurorit të përgjithshëm dhe të reformohet me urgjencë sistemi gjyqësor, në bashkëpunim me BE-në.


"Korrupsioni i nivelit të lartë dhe insititucionet e dobëta janë një pengesë serioze në rrugën  për një sistem të qendrueshëm energjitik në Evropën Juglindore” shprehet Marko Prelec, drejtor ekzekutiv i “Grupit Kërkimor të Politikave në Ballkan” dhe autori drejtues i raportit.
 
Duke folur për përmbajtjen e raportit, Dejan Milovac, zëvendës drejtor i organizatës antikorrupsion MANS nga Mali i Zi shprehet që: “ Ne si shoqëri, nuk duam të tolerojmë vjedhjen për të ardhmen tonë. Korrupsioni në sektorin e energjisë ndryshon plotësisht peizashin e një vendi”

Leila Biçakçiç, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Gazetari Investigative nga Bosnje dhe Hercegovinë tha se “Nevojiten më shumë raporte investiguese mbi korrupsionin në sektorin e energjisë. “ Duhet të kërkojmë më shumë transparencë nga qeveria. Kjo do ta vështorësonte ndodhinë e korrupsionit, sepse rritja e transparencës e dokumentimit dhe e procesit të vendimmarjes do ta bënte të vështirë korruptimin duke patur kaq shumë sy kontrollues. BE-ja duhet të vendosi kushtëzime më të forta për qeveritë të cilat janë duke aspiruar për tu bërë pjesë e EU-së në të ardhmen e afërme.


"Rreth 30 miliard euro janë planifikuar të shpenzohen në sektorin e energjisë në Evropën Juglindore deri në vitin 2020. Rajoni ka nevojë për burime të sigurta të energjisë dhe banorët kanë nevojë që kjo energji të jetë e pastër", shprehet Prelec. "Shtetet e Evropës Juglindore duhet të zbatojnë këto projekte të energjisë në mënyrë të pastër, transparente”


Dirk Buschle, zëvendës drejtor i Komunitetit të Energjisë, theksoi se BE-ja ka një grup të mirë të ligjeve për sektorin e energjisë të cilat mund të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit. "Ne kemi transpozuar këto ligje në një nivel shumë të lartë të pajtueshmërisë me standardet e BE-së. Hapi i fundit në transpozimin e legjislacionit do të ishte për ta aplikuar atë në mënyrë të hapur dhe transparente dhe kjo mund të parandalojë korrupsionin dhe ti japi institucioneve një avantazh për të krijuar besimin dhe për të hequr dyshimet për korrupsion. Në rajon, institucionet, gjykatat dhe autoritetet rregullatore për energji janë të dobët dhe nën një presion i cili është në rritje"

 
Opinioni i Buschle është se një organ gjyqësor neutral për zgjidhjen e konflikteve  për rajonin mund të jetë një zgjidhje, që mund të përfshijë edhe rastet e korrupsionit dhe transparencës, si një thelb të përvojës dhe besueshmërisë se BE-se në zbatueshmërinë e ligjit.

 

Raporti:Winners and losers - Corruption in the energy sector in south-eastern Europe (PDF)

Perfitues dhe humbes: kush perfiton nga korrupsioni i larte ne sektorin energjitik ne Evropen Juglindore (PDF)

Njoftimi per shtyp(PDF)