Draft VKM për shfrytëzimin e burimeve ujore dhe pozicionimi i rrjetit “Një sy për mjedisin”

Në datën 21 maj 2014 në ambjentet e Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave u mbajt dëgjesa e publikut rreth draft VKM-në për “Miratimin e kushteve të posacme, dokumenteve shoqëruese, afatin e vlefshmërisë, formularëve të aplikimit për autorizim dhe leje, procedurave të shqyrtimit dhe vendimmarrjes, si dhe formateve të autorizimit dhe lejes për përdorim të burimeve ujore”.

Qendra EDEN ishte e pranishme në takim duke përfaqësuar rrjetin “Një sy për mjedisin” dhe shprehu vlerësimin e rrjetit për nismën e domosdoshme dhe emergjente në kuadër të menaxhimit të burimeve ujore në vend, si dhe theksoi mungesën në këtë draft të lidhjes së veprimtarisë së shfrytëzimit të burimeve ujore me ndikimin e tyre në mjedis, duke anashkaluar referimin e dy ligjeve të rendësishme në këtë drejtim sikundër janë Ligjin. nr. 10 440, datë 7.7. 2011 ”Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe VKM Nr.994, datë 02.07.2008 Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimarrje për mjedisin”.

Këtë rekomandim rrjeti ja drejtoi edhe: Znj. Djana Bejko, Zv. Ministre, Ministria e Mjedisit; Z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit Shqipëri; Z. Eduart Cani, Expert Qëndra Rajonale e Mjedisit Shqiperi; Z. Irfan Tarelli, Drejtor i Ujitjes dhe Kanalizimit, Ministria e Bujqësisë;  Znj. Viola Saliaga, Ministria e Mjedisit, në forumin në kuadër të trajnimit “Ju keni një rol për të luajtur” organizuar sot (06.06.2014) nga Qendra Rajonale e Mjedisit në Hotel Tirana International.

Më të detajuara këto komente janë dorëzuar me shkrim në Ministrinë e Mjedisit dhe mund ti gjeni këtu