Dita e Tokes 2014

 

 

 

Ditën e mërkurë datë 23 prill 2014, ora 09:00, te sheshi përprara Bashkisë Durrës u zhvilluan festimet për Ditën e Tokës 2014. Qendra EDEN,  si pjesë e rrjetit Ndërkombëtar të Ditës së Tokës  në bashkëpunimm të ngushtë me Ambasadën Amerikane Tiranë , qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), Bashkinë Durrës  organizuan aktivitetin  me mesazhin “ Qytete të gjelbra”.

Në në këtë festim  ndryshe nga cdo vit tjetër zëvendës ambasadori i Ambasadës  Amerikane në Tiranë  Z. Henry V. Jardine, iu bashkua aktivitetit  gjatë turit të tij me bicikletë cili ka nisur që me datë 22 Prill nga qyteti i Shkodrës dhe do të përfundojë në Sarandë.

Aktiviteti filloj me fjalimet përshëndetëse për Ditën e Tokës nga Z. Henry V. Jardine, i cili falenderoi pjesmarrësit, organizatorët e  ketij aktivitetit dhe foli për rëndësinë e  kësaj  dite mjedisore që festohet në mbarë botën. Gjatë fjalimit të tij  ai theksoi në mënyrë të vecantë moton ”Jeto Gjelbër“.
Më pas fjalimet për rëndësin e kësaj dite u pasuan nga  Z. Arbër Braho nën kryetari i Bashkisë Durrës, Z. Mihallaq Qirjo Drejtor i REC Shqipëri dhe Znj. Ermelinda Mahmutaj Drejtore Ekzekutive e qendrës EDEN.

 

 

Festimi  në vijim vazhdoi me mini aktivitetet që u zhvilluan në këtë ditë për të ndërtuar shëmbuj të qytetit ekologjik: eko-monopoli me mesazhe mjedisore në të cilin  fëmijët luajtën dhe mësuan se sjellja e tyre e përditshme ndikon në mjedis. Në një pjese të sheshit u krijua nje mjedis ekologjik me nisma të vogla krijuese duke pikturuar gomat e përdorura të makinave duke i kthyer ato në vazo për të mbjellë lulet. U formua ekzpozita e energjisë ku u pasqyruan projekte mbi energjinë e rinovueshme të cilat janë zbatuar në Shqipëri dhe në një kënd të vogël femijët e shkollës 9-vjecare jo publike të Durrësit  “Mihal Ekonomi“ pikturuan cantat prej beze duke dhënë mesazhin e tyre për mjedisin. Nuk mund të lemë pa përmdenur Shkollën ”Eurovizion“ Tiranë të cilët cdo vit përkrahin Ditën e Tokës duke stiluar fustane me materiale të riciklueshme.
Ky festim në bashkëpunim dhe pjesëmarrjen e disa aktorëve tregon mundësinë e zhvillimit të qyteteve tona drejt një zhvillimi më të gjelbër.

 

Fotografite ne facebook