Takim koordinues

Në datën 17 prill 2014,  në zyrat e qendrës EDEN u zhvillua takimi i parë  koordinues i rrjetit “Një sy për mjedisin” , për fazën e dytë në kuadër të  programit "Mbështetje për  Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile  në Shqipëri 2012-2015, SENiOR-A", i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze.

Takimi u zhvillua nga ora 10:30-17:00 dhe   ishin të pranishëm drejtuesi dhe koordinatori i projektit për organizatat: Qendra EDEN- Tiranë,  Klubi Ekologjik Elbasan- Elbasan, Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përeth Titan-Burizan- Fushë Krujë, Mbrojtja e Mjedisit Natyror- Berat,  Qendra e Informacionit të Aarhus-it - Shkodër, Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim- Vlorë.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutim rreth strategjisë që ka rrjeti, diskutim për  aktivitetet e përcaktuara në kuadër të projektit, shtjellimi i planit të punës si dhe përcaktimi i metodikës së vlerësimit të situatës dhe vigjilencës mbi efektshëmrinë e shërbimit. Secila nga organizatat diskutoi dhe ndau ekserciencën e saj në lidhje me aktivitet e përcaktuara në projekt.

Ky takim shërbeu për të saktësuar punën e secilës organizat gjatë zbatimit të projektit, për forcuar punën e rrjetit dhe më e rëndësishmja për të përcaktuar një metodologji të përbashkët për vigjilencen dhe produketet që do të zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të projektit.