Rritja e transparencës së industrive nxjerrëse

Në datën 20 mars 2014 qendra mjedisore EDEN dhe qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim, (CRCD) dhe morën pjesë në takimin e titulluar “Promovimi i Iniciatives EITI dhe pjesëmarrja publike në nivel vendor”.

Takimi i mbështetur nga OSBE (Organiza për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, Prezenca  në Shqipëri) dhe organizuar nga EITI ( Sekretariati nisma për transparencë në Industrinë nxjerrëse) u mbajt në Pallatin e Kulturë në Patos. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i bashkisë Patos, Kryetarët e Komunave Zharrez e Portez si dhe perfaqesues te Komunes Mbrostar, qytetare te Bashkise Patos, OShC, përfaqësues të agjencive te industrise nxjerrese si Bankers Petrolium dhe Stream Oil, etj.


Në këtë takim EITI shpjegoi nismën e këtij sekretariati duke ju referuar 5 parimeve kryesore te kesaj nisme e cila ka për qëllim të rrisi transparencën e industrive nxjerrëse në Shqipëri ne termat e:  a)  transparences se kontrateve te nenshkruara; b) publikimin dhe transparencen e te ardhurave dhe shpenzimeve te qeverise per te dhene zgjidhje realiste; c) rendesine e bashkepunimit mes organe qeveritare dhe komunitetit lokal  si  dhe d) te rrise transparencën financiare duke krijuar nje ambjent me terheqes per investimet vendase dhe te huaja.

EITI në bashkëpunim me organet lokale synon të krijojë një bisedë për të nxitur një presion pozitiv ndaj problematikave që ekzistojnë në këto zona.  

Kryetarët e perfaqesues te njesive vendore ne zonen e Patos-Marinzës u shprehën pozitiv ndaj këtij sekretariati duke uruar për një përfshirje të komunave ne bordin drejtues te ketij sekretariati dhe një dëgjim më të mira të problemeve të këtyre zonave

Madlina Puka nga CRCD pjesë e rrjetit “ Një sy për mjedisin”, shprehet : “Është e rëndësishme marrja në konsideratë e punës së organizatave të shoqërisë civile të cilat janë të njohura me politikat e industrive nxjerrëse,  kane nisur nje dialog mes tyre me qellim rritjen e perfitimit te komuniteteve lokale dhe është e nevojshme një bashkërendim më gjithëpërfshirës me pushetet lokale perkatese” .

Puna e EITI është në interes të rrjetit vigjilues “ Një sy për mjedisin”, duke qenë se një nga rastet monitoruese është dhe Bankers Petroleum që operon në zonën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës , rast i ndjekur në mënyrë të vecantë nga CRCD. Rrjeti Një sy për mjedisin, është formuar si zhvillim i programit SENIOR-A , mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze dhe i menaxhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)