Projektligji “Njoftimi dhe Konsultimi me publikun” – diskutohet në tryezë të gjerë

Në ambjentet e hotel Rogner, me datë 18 dhjetor 2013, u diskutua me grupet e interesit projektligji mbi “Njoftimi dhe konsultimi  me publikun”. 

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Harito, theksoi se ligji është i rendësishëm  për angazhimin që shteti shqiptar ka ndërrmarë  për një qeverisje të hapur dhe për konkretizimin  në  rritjen e transparencës. Ajo përmendi se pjesmarrja qytetare në vendimarrje është e rendësishme jo vetëm për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, por edhe për rritjen e llogaridhënies së qeverisë ndaj qytetarit.

Rrjeti vigjilues “Një sy për mjedisin” u përfaqësua në takim nga Znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive e qendrës EDEN, e cila në fjalën e saj përmblodhi komentet dhe rekomandimet më të rendësishme të rrjetit për këtë projektligj.  Organizatat partnere të rrjetit u mblodhën së bashku në 12 dhjetor 2013 dhe diskutuan projektligjin. Komentet e dërguara nga rrjeti  (16 dhjetor 2013)

Projektligji mbi" Njoftimin dhe konsultimin me publikun"