Perditesime nga çeshtja Antea

Në vijim të shkrimit “Antea shperfill shtetin Shqiptar”,  fabrika e cimentos TITAN Antea Sh.A ka reaguar duke ndarë me qendrën EDEN  informacione/dokumenta mbi interesimin e tyre ndaj publikimit të  raportit të Institutit të Shëndetit Publik  “Mbi kontrrollin e ushtruar në ajrin e mjedisit të banimit të fshatit Burizanë ”.  Për më shumë lexoni komunikimin e fabrikës dhe dokumentat bashkëngjitës me të dhëna shtesë për cështjen  (11 nentor 2013)(PDF)

Rrjeti vigjilues “Një sy për mjedisin” e falenderon fabrikën për komunikimin mbi cështjen dhe i rekomandon asaj të përmirësojë komunikimin me komunitetin lokal duke ofruar dhe praninë e tij në cdo përpjekje të fabrikës për këtë qëllim.  Për më shumë lexoni letren tone (10 dhjetor 2013)(PDF)