Sidat dhe mundësitë e Konventës së Aarhusit

Në kuadër të Takimit të Palëve për Konventën Aarhus (18-22 tetor 2021) qendra EDEN pati kënaqësinë që të merrte pjesë në sesionet online paraprake të organizuara për këtë takim.
Në sesionin “Vlerësim i barrierave dhe mundësive për aktivistët mjedisorë të rinj duke përdorur Konventën Aarhus-it” organizuar nga rrjeti Youth and Environment Europe (YEE) dhe Byroja Evropiane e Mjedisit (EEB) datë 12 tetor 2021,Aarhus 20 2001 2021 Logo JPEGjpg small qendra EDEN mori pjesë duke ndarë eksperiencën e saj në zbatimin e konventës në Shqipëri. Lira Hakani nga qendra EDEN e përqëndroi prezantimin e saj në rëndësinë që ka konventa e Aarhusit, duke theksuar se ka nevojë në mënyrë të vazhdueshme për informim dhe ndërgjegjësim të të rinjve, banorëve në përgjithësi, por dhe vetë organizatave.

Lira Hakani u shpreh: “Konventa e Aarhusit është konventa më e rëndësishme në sektorin mjedisor. Tashmë kjo konventë vjen dhe më shumë në vëmendje duke qenë mjedisi në një moment kritik, dhe ndikimet janë afatgjata në shëndetin dhe jetën sociale të njerëzve. Të gjithë kemi të drejtë të informohemi, të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse dhe ti drejtohemi gjykatës dhe kjo na sigurohet nëpërmjet konventës. Të rinjtë përtej protestave, marshimeve, duhet të dinë të përdorin Konventën në mënyrë që çështjet e mjedisit të ngritura të paraqiten dhe në mjedise të tjera. Organet qeveritare duhet ti shikojne të rinjtë si një aset dhe jo pengues të politikave të tyre, duhet të zhvillohet fryma e bashkëpunimit dhe të kuptohet roli që ka secili aktor që përdor Konventën e Aarhusit për të siguruar një mjedis më të qëndrueshëm"

Takimi vijoi duke prezantuar raste konkrete të shkeljes së të drejtës së informimit, të drejtimit të çështjeve në gjykatë. Pjesëmarrësit edhe pse nga vende të ndryshme paraqitën realitete të ngjashme ne vendet e tyre, duke theksuar gjithmonë e më shumë rëndësinë e informimir dhe ndërgjegjësimit.

Trajnimi "Vigjilenca Mjedisore" për përfaqësues të OSHC-të mjedisore

Web post photos template

Politik-bërja dhe vendimmarja mjedisore është në një fazë të rëndësishme për shkak të momentit të dialogut politik të Shqipërisë për integrimin e saj në BE (përafrimit të politikave mjedisore sipas acquis mejdisore/kapitullit 27).

Nisur nga kjo, roli i organizatave të shoqërisë civile është katalizator dhe i domosdoshëm për orientimin e politikave mjedisore vendase drejt modeleve të BE-së dhe nxitjen e pjesëmarrjes dhe transparencës së këtyre proçeseve. Për të rritur pjesëmarrjen dhe efektivitetin e ndërveprimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe strukturave vendimmarrëse përgjegjëse për politkat mjedisore dhe energjetike, vigjilimi dhe pjesëmarrja e zëshme është e nevojshme.

Qendra EDEN, në datat 7 dhe 11 Tetor 2021, organizoi dy trajnime për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) mbi vigjilencën mjedisore me synim forcimin e rolit dhe pozicionit të OSHC-ve në proçesin e anëtarësimit të vendit në BE, fokusuar tek politikat mjedisore. Në këtë program trajnimi përfituan më shumë se +15 Organizata të Shoqërisë Civile mejdisore, por jo vetëm.

Përgjatë këtij trajnimi, përfaqësuesit e OSHC-ve u njohën me praktikën e vigjilencës mjedisore, hapat kryesorë në fillimin e një fushate vigjiluese, historikun e vigjilencës mjedisore në vend dhe rajon, raste të mundshme aktuale që mund të merren në vigjilim nga OSHC-të mjedisore. Ne vijim, pjesëmarrësit ndërvepruan për të ndërtuar plane për fushata vigjiluese mjedisore, duke e kombinuar me eksperiencën e tyre të mëparshme me njohuritë dhe aftësitë e përfituara përgjatë trajnimit.

Falenderojmë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin aktiv në diskutimet dhe punët në grup.

Web post photos template 1

Purple Welcome Google Classroom Header

Programi për ngritjen e kapaciteteve të OSHC në vigjilencën mjedisore vjen si pjesë e projektit “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE“, në zbatim nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA 2017.

 

Natyrë – Folklor – Kulinari në Bashkinë Has

Panaiti Green CRossMe datë 27.09.2021, për Ditën Ndërkombëtare të Turizmit u zhvillua në Bashkinë Has panairi “Natyrë – Folklor – Kulinari. Has porta më e rë e turizmit ndërkufitar” një bashkëorganizim midis qendrës mjedisore EDEN dhe Bashkisë Has.

Panairi i organizuar në shëshin "Pjetër Bogdani", përpara Bashkisë Has synon të promovojë Hasin dhe rajonin për vlerat natyrore, traditën, kulturën, energjinë dhe shpirtin e tij.

Më shumë se 20 fermerë, artizanë, nga Hasi, Kukësi, dhe Komuna Klinë paraqitën produktet e tyre duke përcjellë dhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të promovimit të vlerave ndërkufitar për zhvillimin e turizmit. Ky panair vjen edhe më i veçantë pasi promovon dhe praktikat e gjelbra të Bashkisë Has. Në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” mbështetur me fonde të Bashkimit Evropian në Bashkinë Has është realizuar një investim për ndriçimin publik duke e bërë më eficent. Llampat e jashtme janë zëvendësuar me llampa LED si dhe po zhvillohen trajnime për rritjen e kapaciteteve të bashkisë dhe banorëve për praktikat e gjelbra dhe shërbimet e ekosistemit.

Panairi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Has, Z. Liman Morina i cili nxiti që nisma të tilla për promovimin e zonës dhe zhvillimin e turizmit të zhvillohen sa më shpesh. Kjo pasi Hasi ka vlera ende të pa eksploruara të cilat duhet të reklamohen duke patur parasysh dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërkufitar me Komunën Klinë. Z. Morina përshëndeti dhe investimin inteligjent të realizuar në Bashki, ndriçim publik më eficencë me zëvendësimin e llampave të zakonshme me ato LED; planin e veprimit 5 vjeçar më të fundit të miratuar nga bashkia për Shërbimet e Ekosistemit

Prefekti i qarkut Z. Zenel Kuçana, theksoi se qarku i Kukësit ka nevojë që nisma të tilla të jenë të vazhdueshme për të forcuar midis nesh frymën dhe shpirtin e rajonit dhe për të nxitur investimet në zonë drejt praktikave të gjelbra.

Z. Aziz Desku Drejtor i Drejtorisë së Financave, Ekonomise dhe Zhvillmit, Komuna Klinë, shprehu kënaqësinë dhe nderin e tij për pjesëmarrjen në panair. Në kuadër të projektit të dyja bashkitë janë duke përforcuar bashkëpunimin midis tyre i cili do të shtrihet përtej dhe kohëzgjatjes së projektit.

Të pranishëm të tjerë në panair ishin nga Bashkia Tropojë, Bashkia Kukës, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës, Përfaqësues nga Kosova, Ministria e Pushtetit Lokal, Organizata te shoqerise civile  etj të cilët përshënden njëzëri zhvillimin243149492 544942483271735 7705323999462845338 n rajonal dhe ndërkufitar sipas praktikave të gjelbra dhe sjelljen në vëmendje dy bashkitë Has dhe Klinë për praktikat e tyre deri tani.

Më tëj të gjithë të pranishmit patën mundësi që nëpërmjet shfaqies nga trupa artistike e Hasit, qëndrës kulturore, produktet e fermerëve dhe punët artizanale të vendosura në stenda të eksploronin më shumë natyrën, folklorin dhe kulinarinë e zonës.

Qendra EDEN dhe Bashkia Has falenderojnë të gjithë të pranishmit në këtë panair për energjinë e sjellë.

Ju mirëpresim në aktivitetet të afërta.

  • Fotografitë e panairit mund ti ndiqni në facebook-un e qendrës EDEN sipas linkut këtu.
  • Mbulim mediatik nga RTSH Kkukesi gjendet sipas linkut këtu

 

Panairi organizohet në kuadër të projektit ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente" i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian zbatohet në Shqipëri nga Qendra mjedisore EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation dhe Komuna Klinë

 

Web footer Green Corss

 

[Thirrje për aplikim] trajnime mbi vigjilencën mjedisore

Every strike brings me closer to the next home run. 6

Thirrje për pjesëmarrje, dedikuar Organizatave të Shoqërisë Civile, për trajnimet mbi “Vigjilencën Mjedisore”, në kuadër të projektit e-ACT.

RRETH PROJEKTIT

Projekti “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE” (e-ACT) do të zbatohet për një periudhë 18 mujore në Shqipëri, dhe synon të forcojë rolin vigjilues dhe partneritetin e OShC-ve, për të rritur forcimin e zbatimit të politikave të rikuperimit të energjisë dhe të gjelbërta përmes monitorimit të drejtpërdrejtë dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit. Projekti zbatohet nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI.

PËR T’U BËRË PJESË E TRAJNIMEVE PËR VIGJILENCËN MJEDISORE:

Në fazën e parë të zbatimit të projektit do të organizohen 3 trajnime për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) për vigjilencën mjedisore me synim forcimin e rolit dhe pozicionit të OSHC-ve në proçesin e anëtarësimit të vendit në BE, fokusuar tek politikat mjedisore.

Trajnimet e para për vigjilencën mjedisore, do të mbahen në Tiranë në datat 7 dhe 11 Tetor 2021.

Për t’u bërë pjesë e trajnimeve mbi vigjilencën mjedisore, duhet të ndiqni dhe të plotësoni hapat e mëposhtëm:

1. Të jeni i/e përfshirë dhe angazhuar në Organizata të Shoqerisë Civile (staf, vullnetarë, aktivistë, etj);
2. Të jeni i/e interesuar në proçesin e integrimit të vendit në BE, zhvillimin e politikave mjedisore në vend, dialogun politik mjedisor;
3. Të shprehni interesin për pjesëmarrje duke konfirmuar brenda datës 4 tetor në email-in Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose plotësoni google form në këtë link: https://forms.gle/BQjfFL1BJPeNHTjG7 
4. Programi është një ditor dhe ju ftojmë të shprehni interesin për pjesëmarrje për një nga datat, 7 ose 11 tetor 2021, duke cilësuar emrin e organizatës tuaj.

*Vendet janë të kufizuara për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ndaj ju ftojmë të shprehni interesin sa më shpejt që mundeni. Trajnimi do të zhvillohet në formë hibride (virutalisht dhe fizikisht).

Purple Welcome Google Classroom Header

Programi për ngritjen e kapaciteteve të OSHC në vigjilencën mjedisore vjen si pjesë e projektit “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE“, në zbatim nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA 2017.

 

Bashkia Has dhe Komuna Klinë takim dy palësh

Takim midis dy kryetareve te bashkive

 

Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise po bëhet më e fortë përmes bashkëpunimit të Komunës së Klinës dhe Bashkisë Has

Kryetari i Komunës së Klinës Prof.Dr Zenun Elezaj dhe Kryetari i Bashkisë Has z.Liman Morina u takuan sot (datë:16.09.2021) në një takim të përbashkët në ambientet e Komunës Klinë.
Të pranishëm në takim nga Komuna Klinë ishin z. Aziz Desku, Drejtor i financave dhe Zhvillimit Ekonomik; z. Iber Elezaj, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente dhe nga Bashkia Has Z. Selim Lisha, Drejtor Drejtoria e Pyjeve; z. Hysni Morina, Përgjegjës i Turizmit. Të dy kryetarët diskutuan mbi zbatueshmërinë e projektit ndërkufitar “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, rezultatet e arritura dhe përfitimet që do të kenë këto dy komuna në mbrojtjen e mjedisit dhe stimulimin e ekonomisë së gjelbër.

Për më tepër, gjatë takimit u dakordësua për rritje të bashkëpunimit midis dy bashkive, shkëmbimin e përvojave në avancimin e turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe vlerave të përbashkëta që ndajnë si komuna.

*Projekti ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente" mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation dhe Komuna Klina

Web footer Green Corss