Autoriteti Kombetar I Ushqimit (AKU) organizon nje Seance Degjimore me Zyra e Mbrojtjes se Konsumatorit (ZMK) dhe Qendra EDEN per rreziqet e kimikateve te rrezikshme ne mallrat ushqimore 8 kimikate te rrezikshme ne mallrat ushqimore*
Qendra EDEN me mbeshteje te rrjetit nderkombetar IPEN si dhe ZMK, ne bashkepunim me AKU organizuan diten e Merkure, dt. 16 Qershor 2010, ne ambientet e AKU, nje seance degjimore ku u paraqiten shqetesimet e organizatave te shoqerise civile ne lidhje me dyshimet per prezencen e disa kimikate te rrezikshme ne ushqimet qe tregetohen ne Shqiperi.
Keto kimikate pergjithesisht nuk njihen nga konsumatoret shqiptare pavaresisht se shumica e tyre gjenden te shkruara ne etiketat e produkteve ushqimore por qe pergjithesisht nuk shoqerohen me paralajmerime per konusmatoret.
Qendra Eden dhe ZMK iu referuan disa kimikateve qe jane vleresuar per
rrezikshmerine e tyre nga autoritetet europiane te sigurise ushqimore.
Znj. Jonida Mamaj koordinatore e projektit te Qendres Eden prezantoi para autoriteteve te sigurise ushqimore listen e kimikateve te rrezikshme se bashku me listen e produkteve ushqimore duke perfshire buken, sallamet, embelsirat, pijet freskuese etj.
Jonida Mamaj thote: "Ky projekt eshte nga nga te paktet te kesaj natyre te implementuar ne Shqiperi dhe ka nje rendesi te vecante sepse konsumimi i produkteve jo te sigurta prek drejt per drejt shendetin e konsumatorit Shqiptar."
Z. Rezart Kthupi thote: "Falenderoj dy organizatat per kontributin e tyre ne ndergjegjesimin e publikut per sigurine ushqimore dhe mbi te gjitha per angazhimin institucional per ti dhene ze konsumatoreve dhe publikut ne pergjithesi prane AKU"
Sipas perfaqesuesve te AKU, kjo ishte seanca degjimore e AKU qe nga krijimi i tij disa muaj me pare dhe ishte moment i rendesishem per te krijuar precedentin e bashkepunimit te drejtperdrejte te organizatave te shoqerise civile me Autoritetin e Ushqimit.
Tashme ka filluar studimi shkencor i problemit qe ne momentin e paraqitjes se kerkeses nga EDEN & ZMK. AKU po punon per identifikimin e produkteve por edhe per te ndermarre masa ligjore per te parandaluar rrezikshmerine ne tregje; Per te detyruar ne perspektive tregtuesit dhe importuesit e mallrave ushqimore qe te reduktojne risqet perkatese ne treg, si dhe ti japin mundesi konsumatoreve qe te njihen me risqet perkatese.
Perfaqesuesit e organizatave paraqiten edhe planin e tyre per te monitoruar ne menyre paralele tregjet nepermjet nje pyetesori qe do te beje nje liste me produktet ushqimore ne tregjet shqiptare qe permbajne keto kimikate te rrezikshme.
Kimikatet ne produktet ushqimore
1- Ngjyrimi artificial a . portokalli B ( ndodhet ne suxhuk) Aprovuar për përdorim vetëm sallam, doza të larta të këtij ngjyrë janë të dëmshme për mëlçinë .
b. jeshile 3 ( ne karamele dhe ne pije ) nga një studim ne1981 ne USA , sponsorizuar nga nje industri u ben testime ne kafsh dhe dyshohej per tumor ne fshikez.
c. e kuqe 3 ( ne mallrat e pjekur ) kjo ngjyrë shkakton tumor ne tiroide në brejtes
d. blu 2 ( ne ushqimet per kafshet, pijet dhe karamelt ) prova ne studimet e kafshëve eshte ( jo përfundimtare) prova-se shkakton kancer të trurit në brejtes mashkull,
e. e verdhe 5 ( ne xhelatinen e embelsirave,. Karamele, ushqimet per kafshet, mallrat e pjekur) ngjyrimi i dyte me i perdorur gjeresisht, i cili shkakton reagime alergjie si : mbindjeshmerin kryesisht ne persona qe jan te ndjeshem nga aspirinat, dhe shkakton
mbiaktivitet te disa femije
f. e verdhe 6 ( ne pije, karamele, mallrat e pjekur) ngjyrimi i trete me i perdorur i cili pas testimeve mbi kafshet eshte dalluar tumor ne veshka dhe masa kancerogjene, por ka dhe ne disa raste reagime te theksuara te mbindjeshmerise.
2-Potassium Bromate (bromati kaliumit)
Bromat kaliumi ( KBrO3 ), eshte nje bromat i kaliumit dhe merr formen e kristaleve te bardha ose pluhur. Ai eshte perdorur zakonisht si nje praktikant mielli (E924) per perforcimin e bukes dhe lejimin e fryrjes. Bromati i kaliumit eshte nje agjent oxidant dhe duhet te perdoret e tera deri ne pjekjen e bukes, nqs buka nuk eshte gatuar aq sa duhet ne nje temperature te larte, atehere do te mbetet nje sasi e cila mund te jete e demshme nese konsumohet.Bromati i kaliumit mundet te perdoret gjithashtu ne prodhimin e elbit malt. ( ShBA ka parashikuar disa kushte , ku mund te perdoret ne menyre te sigurt , ku perfshihen: etiketimin e sandarteve per perdorimin apo prodhimin e produktit
malt elbi. )
Pas studimeve dhe eksperimenteve mbi kavjet u konfirmua se bromate shkakton tumor ne veshka , teroide dhe organe te tjera.Bromate ka qene e ndaluar ne shume vende duke perfshire dhe Britanin e Madhe ne 1991. Kalifornia ka deklaruar se bromate eshte kancerogjen dhe sipas propozimit te shtetit ;” Mallrat e pjekur qe shiten duhet te mbajne nje paralajmerim te kancerit nqs mban me shume se niveli i caktuar per bromate.” 3-Sodium Nitrite& Sodium Nitrate Ndodhet ne disa lloje proshutash, peshk te tymosur, salicice frankfurter:
Sipas studimeve dhe testimeve te ndryshme mendohet se Sodium Nitrite dhe Nitrate shkakton tipe te ndryshme te kancerit. Me te rrezikuar jane grate shtatezena dhe femijet.
Ende nuk eshte vertetuat te njerzit por eshte nje rrezik qe nuk duhet marr persiper.