Gjenerata tjetër e BE-së

Next Gen EU

 

“The Next Generation EU (NGEU)” (Shqip: Gjenerata tjetër e BE-së) është një nismë Europiane për siguruar mbështetje financiare për vendet anëtarë të unionit për rimëkëmbjen ndaj efektet që ka sjellur pandemia COVID-19. Pavarësisht të gjitha pasojave negative që kjo pandemi ka sjellur, ekziston një optimizëm i gjërë është midis BE-së për ri-ngritjen e saj më e fortë se kurrë. Gjenerata tjetër e BE-së do të përshpejtojë tranzicionin drejt të ardhmes.
Me instrumentat financiare dhe vendosmërinë për ta bërë Evropën një vend dixhital, të qëndrueshëm dhe më fleksibël, BE-ja ka një mundësi mjaft domethënëse për t’u transfermuar dhe për t’u bërë një model zhvillimi në botë. Ky është një lajm i mirë për bizneset që kërkojnë të sjellin inovacion në operimin e tyrë të cilat kërkojnë mbështetje financiare nga BE. Në vazhdim, thirrje të ndryshme do të shpallen nga BE për të paraqitur propozime për të financuar zhvillimin e zgjidhjeve inovative.

CILI ËSHTË BUXHETI I VENDOSUR NË DISPOZICION PËR NGEU?

Për planin e rimëkëmbjes, buxheti i dedikuar dhe rënë dakord është 750 miliardë euro. Buxheti do të sigurohet prej buxhetit afatgjatë të BE-së prej 1.074 trilionë euro në kuadrin financiar 2021-2027. Në mënyrë të veçantë, buxheti do të kanalizohet nfa buxheti afatgjatë i BE-së midis 2021-2023.
Buxheti afatgjatë i BE-së 2021-2027, së bashku me buxhetin e NGEU do të sigurojnë një burim financiar prej 1.8 trilionë euro për të mbështetur rimëkëmbjen nga COVID-19 dhe përparësitë afatgjatë të BE-së në fusha të ndryshme të politikave. 672.5 miliardë euro do të jepen si hua dhe grante për të mbështetur reformat dhe investimet në secilin shtet anëtar.

Burimi: Next Generation EU: A Bold European Recovery Strategy, EUCalls (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Të gjitha letrat mbi tryezë në lidhje me cilësinë e ajrit

Pavarësisht nëse ajri që thithim po përkeqësohet në mënyrë progresive, ose ne jemi thjesht më të vetëdijshëm për të fa21 ema 6 FB i INSTA post 002lë aplikacioneve të njohura për celularë dhe fushatave të aktivistëve, presioni i publikut mbetet një faktor thelbësor në përmirësimin e sistemit të monitorimit dhe përmbushjen e të drejtës së dikujt për t'u informuar në lidhje me nivelet e ndotjes.

Jo më larg se sa dhjetë vjet më parë, të dhënat mbi ndotjen e ajrit i viheshin në dispozicion vetëm shkencëtarëve dhe institucioneve të shëndetit publik. Ne të tjerët, vetëm mund të hamendësonim nëse po shikonim mjegullën e zakonshme apo një re smogu dhe pluhuri të imët. Të vetmit njerëz që u ankuan për këtë ishin pacientët me sëmundje kronike të mushkërive dhe banorët e qendrave kryesore industriale dhe atyre minierare. Këta të fundit shpesh mund të shihnin dhe nuhasnin ndotjen dhe të vinin re shtresat e blozës në automjete dhe bimët e kopshteve të tyre.

Ndërtimi i stacioneve të monitorimit të ndotjes filloi ndërkohë; megjithatë, të dhënat nuk u bënë publike dhe të kuptueshme menjëherë. Sot, disa programe televizive shfaqin edhe indeksin e cilësisë së ajrit, megjithëse kjo përfshin vetëm kryeqytetet dhe qytetet e mëdha. Kjo rrallë aplikohet për hapësirat publike.

Stacionet më të sofistikuara të matjes në Ballkanin Perëndimor, menaxhohen nga ministritë përkatëse të mjedisit dhe institucionet e tjera nën vartësinë e tyre. Në një formë të thjeshtuar, niveli i përgjithshëm i ndotjes kategorizohet sipas ngjyrave - ka pesë ose gjashtë prej tyre, në varësi të metodologjisë.

Kategoria që përmban treguesin e përgjithshëm përcaktohet nga ndotësi më dominues. Për shembull, nëse përqendrimi i dioksidit të squfurit është një rrezik i një niveli vjollcë për shëndetin, treguesi i përgjithshëm do të arrijë kategorinë vjollcë edhe kur të gjitha substancat e tjera janë jeshile.

Vitet e fundit, qytetarët gjithnjë e më shumë po blejnë pajisje personale, të thjeshta për matjen e ndotjes së ajrit. Pastruesit e ajrit nëpër shtëpia janë gjithashtu popullor. Zakonisht ata masin edhe nivelet e lëndës së dëmshme.

Detyrimi ligjor

Qeveria dhe pushteti lokal, i detyron ligji që të monitorojnë ndotjen e ajrit, të informojnë qytetarët për rezultatet e monitorimit dhe të krijojnë plane dhe të zbatojnë masa për përmirësimin e tij kur tejkalohen nivelet e lejuara. Përkundër avancimeve të rëndësishme që ndodhën që nga krijimi i stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe sistemeve që mbajnë publikun të informuar në shtetet e rajonit, cilësia dhe sasia e të dhënave nuk kanë arritur nivele të kënaqshme, dhe rezultatet zyrtare duhet të jenë shumë më të disponueshme dhe më të qarta.

Nëse nuk do të ishin faqet e njohura të internetit dhe aplikacionet e celularëve, që ofrojnë të dhëna në kohë reale nga shumica e stacioneve në botë, banorët e shumë qyteteve do të duhet të mbështeteshin në informacionin e faqeve të internetit të institucioneve lokale. Ato janë shpesh të vonuara dhe nuk paraqiten në një mënyrë lehtësisht të kuptueshme.

Për më tepër, shumë zona, përfshirë ato urbane, duhet të mbulohen nga stacionet e monitorimit dhe ato ekzistuese nuk kanë matës për të gjithë komponentët që ndosin mjedisin. Banorët e zonave ku popullsia është e ulët dhe njerëzit pa qasje në internet, mbahen kryesisht në “errësirë” përsa i përket informacionit. Nëse ata do kishin  informacion mbi ambientin e jashtëm, d.m.th. që ndotja e ajrit në mjedis është duke arritur nivele të rrezikshme, ata mund të kufizojnë aktivitetet e tyre në natyrë dhe t'i mbajnë dritaret e tyre të mbyllura derisa të përmirësohet situata, siç rekomandohet në situata të tilla.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen për nivelet e ndotjes së ajrit dhe të njoftohen për çdo ndryshim që ndodh. Institucionet vendore dhe shtetërore duhet të informojnë qytetarët në kohë reale, njësoj si në rastin kur ulet cilësia e ujit në sistemin e furnizimit, apo kur rritet përqendrimi i alergjenëve në ajër ose rrezatimi ultraviolet diellor.

Mund të bëjmë një krahasim tjetër, përkatësisht me paralajmërimet për motin ekstrem ose ndërprerjet e energjisë elektrike. Kushtet e motit ndikojnë gjithashtu në përqendrimet e ndotësve të ajrit, megjithatë institucionet kompetente në Ballkanin Perëndimor ende nuk arrijnë të publikojnë parashikimet për cilësinë e ajrit.

Boshllëqet e sistemit

Sipas gjetjeve nga Komisioni Europian[1], ne kemi më pak të dhëna në dispozicion në lidhje me nivelet e grimcave të ngurta në kategorinë PM 2.5 (me diamtëri 2.5 mikrometra dhe më të vogla), duke pasur parasysh që shumë stacione ose nuk i masin fare ose e bëjnë këtë me ndërprerje. Ky është një nga ndotësit më të rrezikshëm - pluhuri më i imët, i padukshëm që depërton në trup, madje edhe përmes lëkurës.

Aty mungojnë analizat kimike të cilat do të përcaktonin burimin dhe nivelet e grimcave dytësore të ajrit. Pra, stacionet e monitorimit nuk mund të përcaktojnë origjinën e grimcave, dhe disa lloje të PM nuk arrijnë atmosferën direkt nga djegia, por janë rezultat i reaksioneve kimike të ndotësve të tjerë. Institucioneve përgjegjëse për monitorimin e ajrit u mungojnë burimet e mjaftueshme financiare dhe njerëzore, siç thuhet në raportet e Bankës Botërore përkatësisht për Maqedoninë e Veriut[2], Bosnje-Hercegovinën[3] dhe Kosovën[4].

Vlefshmëria e të dhënave, si në raportet kombëtare, ashtu edhe në ato të paraqitura në Agjencinë Europiane të Mjedisit (ZEE) ndryshon në bazë të lokacioneve dhe vende të ndryshme. Rezultatet e matjes orë pas ore janë kriteret kryesore. Standardet europiane kërkojnë një disponueshmëri vjetore te nivelit 90% të të dhënave; megjithatë, regjistri gjithashtu përmban të dhëna nga stacionet matëse që arrijnë deri në 75%.

Komisioni Europian deklaron se numri i stacioneve që dërgojnë të dhëna në Agjenci është i kufizuar. Shumica e këtyre ndodhen në Maqedoninë e Veriut.

Cilësia e të dhënave kërkon mirëmbajtje të rregullt të pajisjeve të rrjetit shtetëror, e cila është e shtrenjtë. Fondet më të mëdha janë të nevojshme për matjen automatike të niveleve të PM, dhe procedurat e ngadalta të prokurimit kanë shkaktuar vonesa edhe 30 ditore[5][6].

Shumica e vendeve të rajonit nuk kanë një regjistër të saktë të burimeve dhe niveleve të emetimeve të ndotësve[7].

Vullneti politik

Marrja e vendimeve për masat për të përmirësuar cilësinë e ajrit kërkon monitorim të hollësishëm të situatës, së bashku me raportet zyrtare që përmbajnë të dhëna totale. Nëse nuk ka një matje të vazhdueshme, institucionet e kujdesit shëndetësor nuk janë në gjendje të monitorojnë dhe studiojnë efektet e ndotjes së ajrit.

Pjesa më e madhe e përgjegjësisë për monitorimin e ndotjes dhe sistemet e informimit publik u takojnë qeverive të shteteve të rajonit. Për të kapërcyer këto sfida, duhet të ketë investime të mëdha, por shumë nga problemet mund të zgjidhen thjesht duke shfaqur vullnet politik - autoritetet qendrore kanë fuqinë dhe kapacitetet për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin me nivelet më të ulëta administrative dhe gjithashtu për të mundësuar shkëmbimin e informacionit. Ata janë gjithashtu përgjegjës për përmirësimin e procesit të mirëmbajtjes së stacioneve të monitorimit dhe përfshirjen e sa më shumë prej tyre në sistemin europian.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndotjen që është më e lartë në disa zona apo ne që thjesht jemi bërë më të vetëdijshëm për këtë, për shkak se më shumë të dhëna janë në dispozicion tani, kjo nënkupton një faktor tjetër të rëndësishëm kur bëhet fjalë për vullnetin politik. Pra, presioni nga publiku. Është e qartë se qytetarët dhe organizatat për mbrojtjen e mjedisit duhet të kërkojnë përmbushjen e së drejtës për informim në lidhje me ajrin që thithim.

Fuqia e bashkimit

Presioni i ushtruar mbi institucionet tashmë është amplifikuar nga popullariteti i faqeve të internetit për monitorimin e ndotjes së ajrit dhe aplikacioneve celulare që ofrojnë të dhëna të përgjithshme dhe qasje të thjeshtë në informimin për qytetet dhe shtetet nga i gjithë rajoni. Zhvillimi i tyre i vazhdueshëm, së bashku me aksesin e mundshëm në të dhënat historike dhe analizën e tij krahasuese, do të mobilizojnë më tej popullatën dhe do të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje të nxehtë.

Kohët e fundit, qytetarët kanë bërë krahasimin e të dhënave nga aplikacionet me ato të mbledhura nga pajisjet e tyre matëse të ndotjes së ajrit që kanë nëpër shtëpia. Këto nuk janë aq preçize sa stacionet zyrtare - megjithatë, të lidhura me të dhënat meteorologjike, ato mund të jenë një aset i dobishëm për parashikimin e ndotjes. Transferimi i informacionit nga pajisjet personale në aplikacione është gjithashtu i dobishëm për njerëzit në zona që ende nuk kanë njësi zyrtare të monitorimit.

Një nga detyrat kryesore është krijimi i një katalogu / inventari të burimeve, llojeve dhe sasive të ndotësve, në mënyrë që të regjistrohet edhe ndikimi nga veprimtaritë individuale njerëzore në shkaktimin e ndotjes së ajrit. Pushteti lokal luan një rol jetësor në këtë çështje. Pra, ky informacion do të jetë i plotë vetëm nëse përfshin pajisjet shtëpiake për ngrohje dhe llojin e lëndës djegëse që ato përdorin. Përsa i përket bashkive dhe qyteteve, ato gjithashtu mund të kontribuojnë duke vendosur ekrane dixhitale ku shfaqet informacioni mbi ndotjen e ajrit në vendet publike.

Duke nënshkruar Deklaratën e Sofjes në Nëntor 2020, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë rënë dakord të miratojnë Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila përcakton detyrimet e shteteve BB6 në përmirësimin e përpjekjeve të monitorimit dhe raportimit, dhe hap një rrugë drejt fondeve të BE-së.

Së fundmi, të qënit i mirëinformuar për këtë çështje është e mundur vetëm me përfshirjen e mediave - televizionit publik dhe atyre private, mediave lokale si dhe ato me mbulim kombëtar dhe rajonal. Kur bëhet fjalë për portalet dhe stacionet televizive, nuk duhet të jetë aq e vështirë përfshirja e një figurë të animuar, ndryshimi i ngjyrës së të cilës tregon cilësinë aktuale të ajrit që ne po thithim.

 

[1] European Commission: “JRC Science for Policy Report: Status of air pollutants and greenhouse gases in the Western Balkans”, 2020
https://publications.jrc.ec.europa.eu/repository/bitstream/JRC118679/air_qualityghg_western_balkans_online.pdf
[2] The World Bank: “Western Balkans Regional AQM – Northern Macedonia”, 2019 http://documents1.worldbank.org/curated/en/116521576516981237/pdf/Air-Quality-Management-in-North-Macedonia.pdf
[3] The World Bank: “Western Balkans Reqional AQM – Bosnia and Herzegovina”, 2019 http://documents1.worldbank.org/curated/en/117281576515111584/pdf/Air-Quality-Management-in-Bosnia-and-Herzegovina.pdf
[4] The World Bank: “Western Balkans Regional AQM – Kosovo”, 2019 https://openknowledge.worldbank.org/bitstream/handle/10986/33041/Air-Pollution-Management-in-Kosovo.pdf?sequence=1&isAllowed=y#page=64&zoom=100,92,813
[5] Institut za javno zdravlje Srbije “Milan Jovanović Batut” (Institute of Public Health of Serbia): “Zagađenost urbanog vazduha na teritoriji Republike Srbije merena u mreži institucija javnog zdravlja u 2019. godini”, 2020 http://www.batut.org.rs/download/izvestaji/higijena/GodisnjiIzvestajVazduh%202019.pdf
[6] Godišnji izvještaj o kvalitetu zraka u Federaciji Bosne i Hercegovine za 2019. godinu (2020) (Annual Report on Air Quality in the Federation of Bosnia and Herzegovina in 2019)
[7] European Commission: “JRC Science for Policy Report: Status of air pollutants and greenhouse gases in the Western Balkans”, 2020
https://publications.jrc.ec.europa.eu/repository/bitstream/JRC118679/air_qualityghg_western_balkans_online.pdf

Fakte mbi PK
FAQ PK
RMjedsiorA
RMjedsior Kaliforni
RMjedisorRoyal
RMjedsiorSHBA
RMjedsior Woswagen

Termocentralet me qymyr dhe industria ndotëse në Ballkanin Perëndimor

162303247 3798172250237951 547104478158310177 oDjegia e qymyrit është burimi më i madh individual i ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor, me termocentralet që e kryesojnë atë. Kompanitë që i drejtojnë ato dhe shtetet e rajonit, nuk i përmbahen ligjeve për emetimet e gazrave të dëmshëm. E njëjta gjë vlen për impiantet e tjera të mëdha me djegie - impiantet industriale me konsumin më të madh të energjisë të cilat, përveç prodhimit të energjisë elektrike, janë kryesisht përgjegjëse për ndotjen. Përdorimi i vazhdueshëm i termocentraleve me qymyr do ta bëjë të pamundur arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050. Për më tepër, industria përballet me një kolaps financiar nëse nuk arrin të miratojë sa më shpejt teknologji më të pastra.

Cila është rruga drejtajrit më të pastër në Ballkanin Perëndimor? Një nga ndotësit kryesorë është sektori i energjisë elektrike, më konkretisht termocentralet me qymyr. Nëse shohim vetëm industrinë, përveç prodhimit të energjisë elektrike, ndotësit më të mëdhenj përfshijnë ndërmarrjet e mëdha, funksionimi i të cilave kërkon sasi të madhefurnizimi me energjie. Këto përfshijnë uzinat e çelikut, fabrikat e çimentos, rafineritë dhe pikat e tjera të nxehta të ndotjes në nivel lokal dhe më gjerë.

Qymyri përdoret gjithashtu në industrinë e rëndë, për ngrohje - në stacionet e ngrohjes, në dhomat e kaldajave dhe në shtëpia. Kështu, kalimi tek përdorimi i lëndëve më të pastra për përftimin e energjisë, do të eleminonte shkakun më të madh individual të ndotjes së ajrit.

Termocentralet me qymyr,në vitin 2019, përbënin 43% të kapaciteteve totale të prodhimit të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor, megjithatë furnizimi i përgjithshëm atë vit nga këto termocentrale arriti në 61% . Nuk kemi të dhëna se këto trende do të ulen në një kohë të afërt.

Në mënyrë të pavullnetshme qytetarët po i paguajnë miliarda euro industrisë së qymyrit.

Gjithashtu, ka projekte në vazhdim për ndërtimin dhe rikonstruksionin e termocentraleve me qymyr, si dhe projekte që kanë të bëjnë me zgjerimin e minierave ekzistuese të qymyrit. Edhe nëse impiantet e vjetra të prodhimit të energjisëdo të mbylleshin, sapo të rejat të fillonin punën,përsëri ndotja ekstreme e ajrit do të vazhdonte, e do të zgjaste varësinë ndaj qymyrit për disa dekada.

Në vitin 2019 shtetet e rajonit, kanë paguar gjithsej 72.7 milion euro në subvencione direkte për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri. Sidoqoftë, kjo shumë është relativisht e vogël krahasuar me garancitë e huasë qeveritare, që arrin deri në 2.15 miliardë euro . Këto janë para të paguara nga të gjithë qytetarët, dhe këto vendime merren pa pjesëmarrjen e tyre.

Prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri dhe veprimtaritë e tjera industriale, çlirojnë okside të squfurit (SOx), posaçërisht dioksidin e squfurit (SO2), grimcat e ngurta (PM), të quajtura gjithashtu lëndë të grimcave që rrinë pezull në ajër, oksidet e azotit (NOx), përbërsit organik të paqëndrueshme jo-metan (NMVOC), dhe metalet e rënda si arseniku, kadmiumi, plumbi dhe merkuri.

Të gjitha këto janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin. Për shembull, emetimet e squfurit në ajër shkaktojnë rritjen e acidifikimit të tokës, duke rrezikuar kështu bujqësinë. Pjesa e ndotjes së ajrit të prodhuar nga transporti i materialeve nuk regjistrohet si ndotje e ajrit e shkaktuar nga industria.

Rregulloret dhe ligjet nuk zbatohen

Një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit mjedisor të Bashkimit Europian tashmë është integruar në legjislacionin kombëtar të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sidoqoftë, për shkak të dështimit të pranimit të përgjegjësisë nga i gjithë zinxhiri përgjegjës, nga autoritetet te operatorët e objekteve industrial,si dhe mungesës së mekanizmave të zbatimit të rregulloreve, nivelet e lejuara të ndotësve të ajrit vazhdojnë të tejkalohen.

Qeveritë ende e shohin qymyrin si një burim strategjik. Shkeljet dhe vonesat në implementimin e masave të mbrojtjes së mjedisit nga kompanitë në këtë sektor, kryesisht në pronësi të shtetit, po tolerohen. Në të njëjtën kohë, investitorët privatë, kryesisht të huaj, që operojnë në industrinë e cila konsumon një sasi të madhe të energjisë elektrike, lejohen të veprojnë pa pengesa pavarësisht shkeljes së standardeve dhe rregulloreve për ndotjen. Sipas të dhënave të vitit 2018, shumë vende të rajonit kanë tejkaluar nivelet maksimale vjetore të SO2 dhe grimcave të ngurta siç përcaktohet nga planet e tyre kombëtare të uljes së emetimeve (NERP).

Ndotja e shkaktuar nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor ka gjithashtu një ndikim ndërkufitar. Pjesa më e madhe (2,013) nga 3,906 vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndikimit të tyre në 2016 ndodhën në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa 1,239 vdekje ndodhën në rajonin tonë, dhe pjesa tjetër preku vendet e tjera. Kjo kontribuon në fillimin dhe përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Pa kompromis drejt neutralitetit të karbonit në vitin 2050

Shtetet e rajonit kanë vendosur t'i bashkohen BE, që nënkupton zbatimin e gamës së plotë të rregulloreve mjedisore të Bashkimit Europian, si dhe përmbushjen e qëllimit të uljes së emetimeve neto të dioksidit të karbonit (CO2) në zero deri në vitin 2050 . Duke pasur parasysh faktin që termocentralet me qymyr janë burimi më i madh i këtij gazi serë në Ballkanin Perëndimor, është e vështirë të imagjinohet që ato pajisje mund të mbijetojnë.

Gjithashtu BE ka ambicie të ngjashme për pjesën tjetër të industrisë, kështu që stimulon zhvillimin e teknologjive për përdorimin e energjisë elektrike dhe hidrogjenin, së bashku me kapjen dhe ruajtjen e karbonit. Madje ka programe eksperimentale për prodhimin e lëndëve djegëse dhe materialeve të tjerë nga dioksidi i karbonit.

Shumica e vendeve kanë përcaktuar një afat për heqjen graduale të qymyrit dhe termocentralet që punojnë me të po mbyllen me një ritëm të përshpejtuar. Përveç rregulloreve gjithnjë e më të rrepta, pronarët e termocentraleve që përdorin lëndë djegëse për impjantet e tyre, i vendosen tarifa shtesë për lejet për të emetuar dioksid karboni. Çmimet e lejeve në tregun e aksioneve kanë shënuar rritje rekord për muaj me radhë.

Filtra të shtrenjtë për një tëardhme pa lëndë djegëse

Gjithashtu Bashkimi Europian po dërgon mesazhin se sektorët e naftës dhe petrokimisë nuk kanë të ardhme dhe se gazi fosil do të shërbejë vetëm si një lëndë djegëse kalimtare. BE gjithashtu planifikon të vendosë së shpejti një taksë CO2 për mallrat dhe shërbimet e importuara, të cilat ndoshta do të mbyllin automatikisht shumë ndotës të orientuar drejt eksportit në rajonin tonë. Nuk duhet të përjashtohet mundësia që ato mekanizma të bëhen më të rreptë, e që kërkesat në lidhje me zbutjen e ngrohjes globale dhe pasojat e saj do të rriten.

Përveç faktit që në Ballkanin Perëndimor rikonstruktimi, instalimi i filtrave dhe njësive të desulfurizimit në termocentrale po vonohet, duke përjetësuar kështu ndotjen e ajrit dhe duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, këto ndërhyrje të shtrenjta do të rrisin edhe kostot e mbylljes së tyre e cila gjithnjë e më shumë duket e pashmangshme. Duhet gjithashtu të theksohet fakti se të gjitha këto pajisje për mbrojtjen e mjedisit funksionojnë me energji elektrike, prandaj është logjike të supozohet se ajo do të prodhohet nga të njëjtat termocentrale me qymyr, duke rritur kështu konsumin e kësaj lënde djegëse.

Roli i qytetarëve dhe i shoqërisë civile

Parakushti më i rëndësishëm për uljen e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga industria është një politikë me tolerancë zero ndaj ligjit mjedisor dhe shkeljeve të standardeve nga institucionetkompetente . Shoqëria civile mund të kontribuoj duke forcuar kapacitetet e saj për nisjen e çështjeve gjyqësore, të cilat, nga ana tjetër, do të përmirësojnë procedurat gjyqësore.

Ndërhyrjet ligjore duhet të pasohen nga fushata sensibilizuese që synojnë sigurimin e mbështetjes nga qytetarët. Qytetarët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në ngritjen e alarmit ndaj autoriteteve dhe udhëheqjen e fushatave mediatike. Sipas Konventës së Aarhusit, ata kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje gjatë analizës së ndikimeve mjedisore të objekteve industriale ekzistuese dhe atyre të planifikuara. Në lidhje me këtë çështje, ata mund të përdorin asistencën e institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave mjedisore.

Komunitetet lokale që vuajnë pasojat e ndotjes nga objektet industriale që ndodhen pranë tyre, janë veçanërisht të rëndësishme për të patur një reagim nga autoritetet. Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore, madje edhe kreditorët privatë, gjithashtu mund të përbëjnë një faktor të rëndësishëm nëse ato kushtëzojnë dhënien e kredive në raport me respektimin e rregullave mjedisore.

Së bashku ne jemi më të fortë

Një gjyqësor i pavarur dhe penalitetet financiare mund të përfshihen brenda Komunitetit të Energjisë, një organizatë ndërkombëtare e cila ndërmjetëson në çështjen e zgjerimit të tregut të energjisë të BE-së në vendet që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo kërkon mbështetje nga administrata e Brukselit, si dhe nga shoqëria civile dhe vendet e rajonit.

I gjithë Ballkani Perëndimor po lufton me pothuajse të njëjtat sfida, të cilat përfshijnë ndotjen industriale. Prandaj, veprimi i përbashkët nga grupe aktiviste që i drejtohen Bashkimit Europian, Komunitetit të Energjisë dhe organizatave ndërkombëtare, është më efektiv sesa pretendimet individuale.

Përmbushja e detyrimeve qw janë pjesë e Axhendëssë Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e pranuar nga vendet e rajonit me nënshkrimin e Deklaratës së Sofjes në nëntor 2020, do të hapte aksesin për grante të pakthyeshme dhe mbështetjen e Bashkimit Europian për një tranzicion të drejtë.

Edhe nëse nuk i marrim në konsideratëato që përmendëm më lart, shumica e minierave të qymyrit dhe termocentralet, nuk mund të mbijetojnë në treg nëse nuk do të merrnin subvencionet e përmendura. Këto fonde do të duhet të rialokohen në programet sociale dhe rikualifikimin e punëtorëve, riparimin dhe adaptimin e objekteve, minierave dhe zhvillimin e projekteve për gjenerimin e energjisë nga burime të rinovueshme. Sistemi elektrik do të transformohej duke patur një ndikim minimal në shoqëri, në sigurinë energjitke dhe në financat publike.
Minierat e qymyrit zënë sipërfaqe të mëdha dhe mund të përdoren për instalimin e impianteve diellore që do të kompensonin kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike.Në çdo rast, shoqëria rrezikohet jashtëzakonisht nga ndotja e ajrit dhe një përmirësim thelbësor është i pamundur pa zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Objektetindustriale, të mëdhaapo të vogla, duhet t'i drejtohen teknologjive më të pastra, përndryshe ato nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord, ndër të tjera, për të harmonizuar politikat e tyre me sistemin e tregtimit në përputhje me shkallën e emetimeve të BE - EU ETS. Kostot e larta të lejeve për emetimin e dioksidit të karbonit, gjithnjë e më shumë po zvogëlojnë qëndrueshmërinë e gjenerimit të energjisë elektrike nga qymyri. Për këtë arsye, pritet që rikonstruksioni dhe ndërtimi i termocentraleve të braktiset, dhe ato ekzistuese do të mbyllen së shpejti, gjë që do të ulë në mënyrë drastike ndotjen e ajrit.

Takim: OShC-të mjedisore për integrimin e Shqipërisë në BE

WhatsApp Image 2021 02 11 at 15.56.18Me datë 10 shkurt 2021, Qendra EDEN organizoi tryezën e diskutimit – “OShC-të mjedisore për integrimin e Shqipërisë në BE, Kapitulli 27. Integrimi i parimeve të gjelbra në politikë-bërje”, mbajtur në formën e kombinuar, e zhvilluar paralelisht fizikishisht dhe virtualisht nëpërmjet platformës Zoom.

Aktorë të ndryshëm kyc të përfshirë në mbrotjen e mjedisit në vend i’u bashkuan kësaj tryeze, të tillë si: ekspert mjedisi, anëtarë dhe drejtues të OSHC-ve mjedisore, përfaqësues nga administrate publike , studentë nga degët mjedisore të studimit, aktivist mjedisor – nga 6 qytete të ndryshme (Tiranë, Berat, Librazhd, Tropojë, Kukës).

Nën-lehtësimin e Drejtores Ekzekutive të Qendres EDEN, Znj. Ermelinda Mahmutaj, tryeza nisi me paraqitjen dhe diskutimin e grupimit të organizatave GREEN+27 mbi progresin e vendit në kuadër të Kapitullit 27 të negociatave për integrimin në BE. Raporti i pasqyruar nga grupimi GREEN+27 thekson pasqyrimin e Shqipërisë me BE-në: arritjet, boshllëqet e progresit dhe veshtrimi për zgjidhjen e mundshme të sfidave që ka ky proces. Nën-kapitujt e shqyrtuar nga raporti janë: Menaxhimi i Ujërave (REC Albania); Menaxhimi i Mbetjeve (URI); Ruajtja e Natyrës (INCA) dhe Legjislacioni Horizontal (Qendra EDEN). Një sesion interaktiv pyetje-përgjigje vijoi prezantimet nga organizatat përkatëse, ku përfaqësuesit e organizatave mjedisore sugjeruan dhe dhanë komentet e tyre në lidhje me qëllimin dhe aspektet e raportit.

Untitled designNë vazhdim, program i tryezës vijoi me prezanimin e Znj. Sonja Vukovic (organizata SLAP, nga Kroacia),e cila ndau gjetjet dhe qëllimin e studimit në përpilim mbi mundësitë e zhvillimit të Ekonomisë së Gjelbër në rajon. Përvec kësaj, Znj. Vukovic bëri një hyrje mbi Ekonominë e Gjëlbër dhe se cili është roli i OSHC-ve mjedisore në zhvillimin e saj. Në fund të prezantimit, vendosur në kontekstin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Znj. Vukovic theksoi potencialin që ka zbatimi i principeve të Ekonomisë së Gjlebër në përvetësimin e Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër. Në fund të prezantimit, OShC-të dhanë komentet e për mbi studimin, situatën e politikave mbështëtëse të ekonomisë së gjelbër dhe rekomandime për përafrimin me udhëzimet, objektivat dhe vlerat e BE-së.

Pavarësisht kushtëzimit shkaktuar nga Covid-19, falenderojmë të ftuarit dhe pjesëmarrësit e kësaj tryeze që edhe pse një takim i kombinuar virtualisht dhe fizikisht, nuk hezituan të ndanin opinionet dhe pikëpamjet e tyre.

 Takimi “OShC-të mjedisore për integrimin e Shqipërisë në BE, Kapitulli 27. Integrimi i parimeve të gjelbra në politikë-bërje” u zhvillua në kuadër të projektit “Green Economy for an Advanced Region” dhe programit “Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27”.

73 OJF nxisin miratimin e projektligjit të Padisë kolektive

Në kontrast me sistemet juridike të disa prej vendeve anëtare të BE-së, në vendin tonë vërehet mungesa e mjeteve juridike që sigurojnë mbrojtjen kolektive të konsumatorëve apo dhe të grupeve të tjera në nivel gjyqësor, përfshirë këtu instrumentin e dëmshpërblimit kolektiv. Si vijim Qendra mjedisore EDEN, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare dhe CR Partners kanë qenë të angazhuara për të propozuar krijimin e një mjeti procedural të ri, atë të padisë kolektive, i cili nuk njihet nga Kodi i Procedurës Civile aktual. Duke vlerësuar kuadrin ligjor procedural në Shqipëri, është menduar më e përshtatshme miratimi i një ligji të veçantë për paditë kolektive. Miratimi i ligjit “Për padinë kolektive” do të sillte dobi për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, dobi në ekonominë gjyqësore, si dhe në efektivitetin e gjykimit të padive kolektive, për të parashtruar përpara gjykatës pretendimet e një grupi personash në interesin e tyre të përbashkët. Ai do të mundësonte ndalimin e shkeljeve dhe cenimeve të paligjshme civile e konsumatore, ekonomike e mjedisore, shkeljet në marrëdhëniet e punës si dhe kompensimin e qytetarëve për dëmin e pësuar

Si vijim, 73 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me një letër ku paraqitet kërkesa për të ushtruar nismën ligjvënëse për projektligjin "Për paditë kolektive”.

Letrën e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu .

Për tu njohur me tepër me Projektiligjin e propozuar për miratim:

Falenderojmë të gjitha organizatat të cilat kanë mbështetur këtë projektligj kaq të rëndësishëm i cili vjen në ndihmë të çështjeve mjedisore dhe jo vetëm.

Realizuar në kuadër të projektit "E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive!" mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS).