CIRCLab Camp - Sfidat dhe mundësitë e ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese është një nga konceptet më të rejat e cila është duke u promovuar gjerësisht në botë. Në Shqipëri mbetet ende një koncept i ri, por në sajë të nismave dhe projekteve që zbatohen në vend, informimi, circlab2 1ndërgjegjësimi dhe zbatimi ka marrë një hov të ri.

Në kuadër të projektit “Circular innovation and resilient city labs in the Adrion Region (CIRCLE)” zbatuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me qendrën EDEN u zhvillua, në datë 30 mars 2022 në hapësirat e qendrës së inovacionit “Oficina”, Instituti "Harry Fultz” aktiviteti “CIRCLAB Camp” në formën e një paneli diskutimi dhe panairi idesh, për të promovuar qasjen e ekonomisë qarkulluese për menaxhimin e mbetjeve dhe krijimin e laboratorëve urbane.

Ky aktivitet vjen i domosdoshëm, që të gjithë aktorët, pjesë e skemës së ekonomisë qarkulluese, të bëheshin bashkë për të sjellë informacion të ndryshëm për të plotësuar kuadrin dhe botëkuptimin mbi ekonominë qarkulluese. Mbi të gjitha për të ngritur botëkuptimin sesi krijohet një CIRCLab dhe si inkurajohen palët e ndryshme të interesit për të krijuar një rrjet të qendrueshëm laboratorësh qarkullues. Target i këtij aktiviteti ishin të rinjtë: nxënës të Institutit “Harry Fultz”, bizneset e gjelbërta, qendrat e inovocionit dhe organizata të shoqërisë civile. 45 pjesëmarrës shkëmbyen mendimet dhe nxitën diskutime dinamike dhe interesante me panelistët.  

Në panelin e diskutimit mbi “Mundësitë dhe sfidat në zbatimin e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri”, patëm nderin të kishim: Z. Genc Kojdheli, Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, Bashkia Tiranë; Znj. Almira Xhembulla, Zëvendësministër, Ministria e Turizmit dhe Mjedist; Znj. Brunilda Kosta, PhD, Profesor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; Z. Elvis Cela, Ekspert Mjedisor, Shoqëri Civile dhe Znj. Kujtime Nurja, Qendra e Gruas, “Hapa të Lehtë”.

Diskutimet u përqëndruan mbi:

  • Nismën e Bashkisë Tiranë për themelimin e laboratorëve urbanë me qellim zhvillimin e ekonomisë qarkulluese
  • Nismën e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike duke filluar nga data 1 Qershor 2022
  • Legjislacionin përkatës për nxitjen e ekosistemit të ekonomisë qarkulluese,
  • Angazhimin e sektorit fitimprurës në përqafimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese,
  • Programet incentivuese dhe instrumentat në nivel vendor për lulëzimin e ekonomisë qarkulluese,

Z. Kojdheli u shpreh: “Bashkia Tiranë vazhdimisht hap dhe mbështet nsima të cilat e ndihmojnë Tiranën të jetë një qytet i gjelbër dhe rinor. Ne nxisim të vëmë në zbatim dhe të sjellim në realitet parimet e ekonomisë qarkulluese”. Të circlab1 2pranishmit e plotësuan diskutimin duke identifikuar disa nga nismat e Bashkisë si ndarja e mbetjeve, planet për transportin elektrik urban, sipërmarrjet e gjelbërta etj.

“Idetë inovatore që kanë të rijntë, sidomos nga një shkollë profesionale si kjo e juaja, të cilat kanë në fokus parimet e ekonomisë qarkullese që fuqizojnë krijimin dhe rrjetëzimin e laboratorëve urbanë, Bashkia e Tiranës është e hapur ti mirëpresë. Në ju ftojmë të aplikoni në thirrjen tonë të hapur për të vënë në jetë idetë tuaja, dhe kjo është një nismë sa praktike aq edhe konkrete për atë çka po diskutojmë këtu” – vijoi ai, duke nxitur motivimin e të rinjve të pranishëm.

Panelistët nga fusha të ndryshme të punës së tyre, njëzëri shprehën nevojën që me patjen e një legjislacioni mundësues, për ekonominë qarkulluese, me informimin dhe ndërgjegjësimin dhe me forcimin e bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe qendror.

Në këtë kuadër, Zv. Ministrja Xhembulla solli në vemendje një nga nismat ligjore më të fundit dhe më të fuqishme në mbështetje të ekonomisë qarkulluese, siç është vendimi i këshillit të ministrave për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike duke filluar nga data 1 Qershor 2022. Ajo u shpreh: “Nisma për ndalimin e qeseve plastike, është një ide e hershme për të cilën Ministria e Turizimit dhe Mjedisit vazhdimisht ka punuar me edukim, ndërgjegjësim dhe informim të qytetarëve, por mbi të gjitha edhe të bizneseve. Tashmë ajo do të kthehet në realitet dhe pritet që të ulë ndjeshëm ndotjen në lumenjtë tanë të bukur të cilët janë të mbytyr nga “flamurët plastikë blu”. Nisma vjen në momentin më të duhur dhe jo vetëm Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, por edhe bizneset janë përkrahës të zbatimit të saj”.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit patëm mundësi të shijonin dhe ndërvepronin në hapësirën e panairit të ideve, në të cilin shkolla profesionale dhe sipërmarrje të gjelbërta si qendra e gruas “Hapa të lehtë” nga Shkodra dhe Teuta Kurti dezanj nga Berati kishin ekspozuar një sërë punimesh me dorë. Ato me shumë mjeshtëri dhe kreativitet kishin shndërruar mbetje të ndryshme tekstile në objekte të reja shumë funksionale.  

Në aktivitet, mbi të gjitha mbizotëroi energjia, dialogu i hapur, fryma bashkëpunuese dhe sensi praktik i një koncepti kaq të rri dhe shpesh abstrakt mbi qarkullimin e produkteve dhe ngritjen e asaj që quhet “Ekonomia qarkulluese”.

Të gjithë duam të ri-bashkohemi në një aktivitet të ngjashëm!

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit Circular innovation and resilient city labs in the Adrion Region (CIRCLE)” zbatuar nga Bashkia Tiranë me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Fotografitë e aktivtetit gjenden në faqen facebook të qendrës EDEN

[Mbyllur] Thirrje për Koordinatorë Lokal

Call_for_Volunteers_21.png

 

Thirrje për Koordinatorë Lokal 

Periudha kohore e angazhimit: Janar - Korrik 2022*

Tipi i kontratës: shërbimi 
Numri i pozicioneve: 24 vende (2 për çdo qark të Shqipërisë)
Afati i aplikimit: 18 Janar 2022

RRETH PROJEKTIT:

Projekti “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE” (e-ACT) synon të forcojë rolin vigjilues dhe partneritetin e OShC-ve, për të rritur forcimin e zbatimit të politikave të rikuperimit të energjisë dhe të gjelbërta përmes monitorimit të drejtpërdrejtë dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit. Projekti zbatohet nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI.
Tre kolonat kryesore të këtij projekti, që do të mundësojnë arritjen e këtij qëllimi janë:
• Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dedikuar OSHC-ve për zhvillimin e një platforme që mundëson dialog konstruktiv me institucionet qeverisëse duke synuar përparimin e çështjeve dhe politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike
• Fuqizimi i bashkëpunimit të OSHC-ve dhe rolit vigjilues të tyre për nxitjen e zbatimit të politikave të gjelbërta dhe të rikuperimit të energjisë nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë në terren dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit
• Nxitje e vëmendjes dhe përgjegjësisë politike për të përafruar parimet e politikave të gjelbërta dhe rikuperimit të energjisë të direktivave përkatëse, në kornizat ligjore të vendit

ROLI I KOORDINATORIT LOKAL:

Në kuadër të projektit “e-ACT”, 24 Koordinatorë Lokalë (2 koordinatorë në secalin qark të Shqipërisë), do të asistojnë në nivel lokal në çdo qark zbatimin e projektit, duke u përfshirë drejtpërdrejt në detyrat si në vijim:

  • Koordinimin dhe asistimin në mbledhjen e të dhënave në terrren mbi varfërinë energjitike në zonat rurale të qarqeve që ata përfaqësojnë;
  • Shkrimin e dy artikujve që pasqyrojnë çështjet e politikave energjetike dhe mjedisore (artikuj informues, analitik, intervista me komunitetet lokale, etj);
  • Pjesëmarrje aktive në përpjekjet e projektit për fuqizimin e OSHC-ve mjedisore në çështjet mjedisore dhe energjetike në kuadër të dialogut të integrimit të BE;
  • Lehtësimin e takimeve dhe dialogut me institucionet e qeverisjes vendore dhe qëndrore mbi zhvillimin, zbatimin dhe nevojën për përmirësimin e politikave mjedisore dhe energjetike;
  • Të qëndrojnë në komunikimin të vazhdueshëm me partnerët e projektit, Qendra EDEN dhe EDMI;  

KRITERET PËR KËTË POZICION

  • Koordinatorët lokalë duhet të jenë banorë rezident të qarkut që do të përfaqësojnë dhe përfaqësues nga OSHC-të mjedisore lokale;
  • Koordinatorët lokalë duhet të kenë akses të vazhdueshëm internet dhe të jenë përdorues të shkëlqyer të kompjuterit apo paisjeve të tjera dixhitale të komunikimit;
  • Të zotërojë njohuri dhe të kenë eksperiencë të mëparshme mbi çështjet e integrimit në BE, politikave mjedisore dhe energjetike;
  • Të jetë aktiv në qytetin e tij/saj për të siguruar një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të qytetarëve dhe grupeve të interesit;

SI TË APLIKONI?

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar elektronikisht formularin e regjistrimit – https://forms.gle/Ysr2iEfDFvBUK5a66
Afati i aplikimit: 18 Janar 2022


Nëse keni pyetje, mos hezitoni t’i drejtoni tek – Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, vetem kandidatët e suksesshëm do të njoftohen me email brenda muajit Janar.

Purple Welcome Google Classroom Header

Thirrja për Koordinatorë lokalë vjen si pjesë e projektit “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE", zbatuar nga Qendra EDEN dhe EDMI, mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA 2017.

RDF - Ndikimi në mjedis dhe shëndet

RDF.jpg

 

Në kuadër të projektit afat-shkurtër "Ndotja plastike, në fokus!" mbështetur nga rrjeti ndërkombëtar IPEN, Qendra EDEN ka realizuar një përmbledhje mbi "Karburantin e Derivuar nga Mbetjet (RDF) - Të kuptojmë ndikimin në mjedis dhe shëndet". Përmbatja e këtij materiali përfaqëson pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e autorëve.

Punoi në shkrimin e materialit: Ergi Bregasi, Koordinator Projekti, Qendra EDEN - Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Asistoi në kërkimin e materialit: Msc. Elefteri Lula (Ing. proceseve kimike)

LEXO MATERIALIN E PLOTË: "Karburanti i Derivuar nga Mbetjet (RDF) - Të kuptojmë ndikimin në mjedis dhe shëndet" 

workshope për ekonominë qarkulluese

Qendra mjedisore EDEN ka zhvilluar dy workshope në datë 10 dhe 22 dhjetor 2021 me temë “CircLABs – Laboratorët urbanë që vënë në jetë parimet e ekonomisë qarkulluese”. Në këto workshope zhvilluar fizikisht (te qendra e Inovacionit63dff9efa87270e49fe96fd932e0db36 collage 450 "Oficina", pranë shkollës "Harry Fultz") dhe online, ishin të pranishëm rreth 45 pjesëmarrës nga qendra të inovacionit, studentë, qytetarë, institucione shtetërore, OJF etj.

Në të dy workshopet u trajtua nga ekspertët e fushës, legjislacioni në Shqipëri dhe ekonomia qarkulluese duke u ndaluar dhe në sektorin e mbetjeve që është një nga temat e debatuara në mjedis. Ekonomia qarkulluese është gjithashtu një temë e rëndësishme në politikëbërjen Europiane, pasi koncepti i ekonomisë qarkulluese është një mënyrë për të punuar drejt rritjes së gjelbër ekonomike, duke kombinuar politika mjedisore, ekonomike dhe sociale
Për Shqipërinë, ekonomia qarkulluese merr rëndësi të veçantë, në kuadrin e përpjekjeve të saj gjatë procesit të integrimit europian, ndaj përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së.
Te workshopet u vu re se informacioni i ndarë nga ekspertët ishte i rëndësishëm për pjesëmarrësit pasi diskutimet që shoqëruan workshopet bazoheshin në: mundësitë e Shqipërisë për të përkrahur ekonominë qarkulluese; si laboratorët urbanë i vijnë në ndihmë tranzicionit të ekonomisë qarkulluese etj.

Falenderojmë shkollën "Harry Fultz" dhe qendrën e Inovacionit Oficina për mbeshtetjen dhe lehtesimin e zhvillimit të workshopit fizikisht dhe të gjithë personat për interesin e shprehur dhe pjesëmarrjen e tyre aktive. Të dy workshopet të zhvilluara në kuadër të projektit “Circular innovation and resilient city labs in the Adrion Region (CIRCLE)” me fonde të BE-së, zbatuar nga Bashkia Tiranë dhe qendra EDEN, u përmbyllën me interesin e pjesëmarrësve për vijimësi për të zhvilluar debate dhe diskutime të tjera në të ardhmen mbi temën e ekonomisë qarkulluese.

 

 

Trajnim mbi ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin lokal

Trajnim ne Has FotoNë kuadër të projektit ndërkufitar “KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” u zhvillua trajnimi vijues në Has, fizikisht dhe online në datat: 9, 10 dhe 17 dhjetor 2021. “Ndikimi i ekonomisë se gjelbër në rritjen e ekonomisë” që solli bashkë mbi 25 pjesëmarrës. Trajnimi bashkoi përfaqësues nga dy bashkitë Has dhe Klinë, punonjës të administratës, nisma ekonomike lokale, te rinjë etj. Trajnimi synoi të rriste kapacitetet e pjesëmarrësve mbi ndikimin e ekonomisë se gjelbër në rritjen e ekonomisë vendore dhe ndërkufitare. Nëpërmjet hapave të këshilluar secila bashki mund të ndjeki një plan konkret për planifikimin e zhvillimit të gjelbër. Në trajnim u prezantuan hapat këshillues që të dyja bashkitë mund të përzgjedhin për hartimin e planeve, strategjive për zhvillimin e ekonomisë lokale duke u bazuar në konceptet e ekonomisë së gjelbër.  

Trajnimi u shoqërua me diskutime dhe me shembuj konkret duke u bazuar në hapat e këshilluara që ndiqen për një planifikim të zhvillimit të gjelbër: që nga diagnoza e situatës, analiza e palëve të interesit, vlerësimi i mundësive, krijimi i programit të mundshëm dhe ofrimi i rekomandimeve. Pjesëmarrësit patën mundësi që të njiheshin me realitetet e të dy bashkive për të mësuar më shumë rreth mundësive që ofron secila prej tyre. Investimet konkrete që kanë ndodhur në Bashkinë Has dhe në Komunën Klinë ishin rastet më të mira që pjesëmarrësit të vinin në praktikë pjesën teorike të trajnimit dhe për të kuptuar përfitimet ekonomike që vijnë nga investimet inteligjente, që çojnë drejt ekonomisë së gjelbër. Në Bashkinë Has është ndryshuar ndriçimi i jashtëm rrugor me llampa LED efiçiente që kursejnë energjinë dhe në komunën Klinë është zhvilluar investim me panele diellore për të përdorur burimet e ripërtëritshme dhe për të gjeneruar energji. Bujqësia ishtë një nga sektorët që u trajtua më shumë nga pjesëmarrësit si një sektor që identifikohet si i rëndësishëm për ta patur në vëmendje për zhvillimin e gjelbër dhe se nevojat që ka ky sektor janë të mëdha. Bashkitë kanë buxhet të vogël, por nëpërmjet investimeve inteligjente sektori mund të ketë një perspektivë të re. Sugjerime dhe komente praktike pasuan në lidhje me sektorin e bujqësisë që është një sektor i rëndësishëm për të dyja bashkitë. Dita e fundit e trajnimit u zhvillua një javë pas dy ditëve intensive për të lënë kohë në asimilimin e informacionit dhe për të zhvilluar secili pjesëmarrës një punë në nivel më personal, dhe u zhvillua një diskutim me pjesëmarrësit sesi ndodh zbatimi i hapave konkret në terren edhe te rëndësia që ka monitorimi i punës së ndjekur dhe në analizën e gjithë procesit duke nxjerrë mësime.

Pjesëmarrësit në fund të trajnimti u shprehën: “Trajnimi ishte shumë i vlefshëm në lidhje me mjedisin dhe përditësimi i zhvillimeve në nivel lokal me specialistë të zonës” “Çfarë mësuam ishtë rëndësia që investimet të kenë gjithmonë në konsideratë aspektin e mirëmbajtjes dhe kostos” “Njohja më konkretisht e investimeve në Has dhe në Klinë ishte shumë interesante për zhvillimin ndërkufitar

Trajnimi do të pasohet me një manual udhëzues me një përshkrim të tërësisë së hapave të këshilluara për planifikim të gjelbër, manuali do ndahet me pjesëmarrësit dhe do jetë publik për ti ardhur në ndihmë jo vetëm bashkive në Shqipëri dhe Komunave në Kosovë, por dhe nismave ekonomike dhe bizneseve lokale

Ky është trajnimi i katërt, nga pesë trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve, në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian - IPA II "KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente". Projekt zbatohet nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe Qendra mjedisore EDEN në Shqipëri me partnerët e saj në pushtetin lokal Komuna e Klinës dhe Bashkia e Hasit.

Web footer Green Corss