Titulli i projektit: "Drejt një lëvizje mjedisore të qëndrueshme në Shqipëri"
Kohëzgjatja: 2006 – 2007
Vendndodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Milieukontakt International
Buxheti: 19,556 Euro
Ky projekt është bazuar në drejtimet strategjike 2 dhe 4 të planit tonë të biznesit (respektivisht zhvillimi i kapacitetit të organizatave dhe ofrimi i shërbimeve dhe ekspertizës për aktorët e ndryshëm).
Ndërhyrja jonë synoi në: a) sigurimin e një grupi efektiv dhe të qëndrueshëm trajnerësh në fund të projektit, grup i cili do ti shërbente më pas sektorit të shoqërisë civile në përgjithësi dhe asaj mjedisore në veçanti;
b) mbështetjen e OJF-ve në kalimin nga stadi fillestar në atë të zhvillimit të brendshëm të OJF-së.
Aktivitetet kryesore që kontribuan në përmbushjen e synimit tonë ishin:
Zhvillimi i grupit të trajnerëve përmes Trajnimeve të standartizuara për Trajnerët (ToTs);
Zhvillimi i kurikulës së standardizuar të trajnimeve dhe manualit të trajnimit mbi Organizimin dhe Menaxhimin;
Trajnimi dhe mbështetja e të paktën 9 OJF-ve mbi çështjet e organizimit dhe menaxhimit