Titulli i projektit: "Partneritet dhe ngritje Kapacitetesh në Evropën Jug - Lindore"
Kohëzgjatja: 2005 -2006
Vendndodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Milieukontakt International
Buxheti: 10,000 Euro
Ky projekt është udhëhequr nga Milieukontakt International në bashkëpunim të ngushtë me partnerët Ballkanik (EDEN, KOCKA, ZOE dhe SMART). Ai synonte zhvillimin tonë të mëtejshëm në mënyrë që ne të ishim më të zotë në ofrimin e mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile në vend dhe rajon. Projekti kontribuoi specifikisht për qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të ofruar asistencë teknike dhe shërbime cilësore për OJF-të. Në fund të kësaj mbështetjeje rezultatet mund të përmblidhen si më poshtë:
* Zhvillimi i një metode të brendshme analitike për të matur progresin si në këndvështrimin e qëndrueshmërisë, ashtu edhe atë të ngritjes së kapaciteteve.
* Përmirësimi i aftësive dhe metodave tona të trainimdhënies për organizatat në vend.
* Rritja e qëndrueshmërisë financiare deri në atë pikë që organizata të mund të kishte fonde të sigurta të paktën edhe 1 vit pas përfundimit të projektit