Vullnetare
Anëtarësimi
Qendra EDEN ka një numër të rinjsh aktivë nga qytete dhe me profile të ndryshëm, të cilët formojnë “Grupin e Vullnetarëve”. Ata përshihen në aktivitet e organizatës duke shkëmbyer njohuri, fituar experience duke dhënë edhe kontribut të vlefshëm për EDEN.
Aktualisht grupi i vullnetarëve po rritet në mënyrë konstante, si dhe interesi i të rinjëve për mjedisin.
Ne i japim mundësinë çdo të riu, i ardhur nga fusha të ndryshme shkollimi, të gjejë interes dhe hapësirë të kontribuojë në punën tonë, aktivitete dhe më e rëndësishmja në mjedisin ku jetojnë
Çfarë ofron EDEN për vullnetarët?
Qendrën burimore me një fond prej më shumë se 500 botimesh.
Ambjentet e zyrës dhe akses interneti
Mbështetje me tema dhe informacione për studentët që zhvillojnë diplomën mbi çështjet mjedisore
Zhvillim personal (Ngritje kapaciteti) permes përfshirjes në projektet e ndryshme të qendrës
Përfshirje në aktivitete brenda dhe jashtë vendit
Mjedis të përshtatshëm që i jep jetë ideve të reja
Miqesi me të rinj nga vende dhe kultura të ndryshme
Çfarë kërkon EDEN nga vullnetarët e saj?
Ndjeshmëri ndaj problematikave mjedisore
Dëshirë për të punuar në grup
Dëshirë dhe gadishmëri për tu përfshirë në projektet e organizatës
Përgjegjshmeri ndaj angazhimeve
Ide të reja
Energji dhe humor
Nëse dëshiron të jesh një prej tyre, je i mirëpritur t’i bashkohesh grupit. Thjesht na kontaktoni!
Për më shumë informacion se si të bëhesh vullnetari ynë, të lutem dërgo një email në adresat Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.