Titulli i projektit: Stimulimi i Pjesëmarrjes qytetare në proçesin e
riciklimit përmes zbatimit të sistemit të përfitimit
Kohëzgjatja: Dhjetor 2017 – Nëntor 2019
Vendndodhja: Greqi, Shqipëri, Qipro, Maqedoni, Bullgari
Mbështetur nga: Projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian
dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
Buxheti: 96,000 EUR
Projekti synon krijimin e strategjive lokale, planeve të veprimit dhe mjeteve në zonat partnere në mënyrë që të rritet përqindja e mbetjeve veçmas në burime të materialeve të riciklueshme. Forcimi i pjesëmarrjes aktive të qytetarëve për riciklimin e procesit.
Projekte
Titulli i projektit: “Le të mbajmë nën kontroll Mërkurin rreth nesh”
Kohëzgjatja: Dhjetor 2014 – Maj 2015
Vendndodhja: Vlorë
Mbështetur nga: IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
Buxheti: 5,538 $
Objektivat e këtij projekti janë informimi dhe edukuimi i publikut të Tiranës rreth rreziqeve nga mërkuri në produktet ushqimore dhe produkte kozmetike dhe adresimi i kushteve dhe përfitimeve të traktatit të Mërkurit te politikëbërësit shqiptarë. Përmes këtij projekti ne kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme të tilla si;
Titulli i projektit:“Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitet “
Kohëzgjatja: Prill 2012 – Qershor 2013
Vendndodhja: Komuna Dajç, Ana e Malit dhe Velipojë, Shkodër
Mbështetur nga: Bashkimi Europian
Buxheti: 79,548.00 Euro
Projekti ka për qëllim rritjen e njohurive të 800 nxënësve dhe 1000 qytetarëve nga 3 komuna në Shqipëri (Dajç, Ana e Malit dhe Velipojë) dhe nga 3 bashki në Mal të Zi (Berane, Plav dhe Andrijevica), në ndarjen e mbeturinave të veçanta përmes edukimit, medias dhe aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit përgjatë12 muajve.
Titulli i projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe gjenerimi i të dhënave
të reja rreth ndotjes së Mërkurit në Shqipëri”
Kohëzgjatja: Janar – Gusht 2012
Vendndodhja: Vlorë
Mbështetur nga: IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
Buxheti: 8,190 $
Projekti kishte për qëllim të vlerësonte nivelin e ndotjes së mërkurit në zonën pranë ish uzinës së PVC-ës në Pyllin e Sodës dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit në Vlorë dhe Tiranë në lidhje me ndotjen nga mërkuri. Ideja e këtij projekti lindi duke marrë shkas nga raporti i fundit i UNEP i cili e identifikoi gjirin e Vlorës si një nga “Zonat e Nxehta” të ndotura me mërkur.