Qyteti im pa mbeturina!
Titulli i projektit: "Qyteti im pa mbeturina"
Kohëzgjatja: Dhjetor 2004 – maj 2005
Vendndodhja: Tiranë
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane
Buxheti: 11,850 Euro
Me këtë projekt 5 mujor, qendra EDEN synoi sjelljen në vëmendjen e qytetarëve të njërës nga problematikat më të mëdha mjedisore të asokohe. Mbetjet urbane po shqetësonin çdonjërin prej nesh, që nga fëmijët e deri tek moshat e treta. Askush nuk kujdesej dhe ende nuk kujdeset për sasinë e mbeturinave të gjenereuara dhe ndikimin e tyre në mjedis e shëndet.
Në kuadër të këtij projeti të shkurtër ne dëshironim të rrisnim ndërgjegjen e qytetarëve dhe subjekteve tregtare për hedhjen me orar të mbeturinave si dhe mundësinë e riciklimit të letrës. Përmes grumbullimit të kutive të kartonit dhe materialeve të tjera ambalazhuese dhe vendosjen e tyre në krah të kazanëve, ata kontribuan në reduktimin e sasisë totale të mbeturinave të depozituara në Sharrë. Gjithashtu prezantimi i nismës për hedhjen me orar të mbeturinave në një zonë pilote prej 18 rrugësh në Tiranë, çoi në rrugë më të pastra dhe kazanë jo të tejmbushur gjatë ditës.Gjatë zbatimit të këtij projekti, EDEN angazhoi një grup të rinjsh vullnetarë. Qasja gjithëpërfshirëse e të gjithë aktorëve ishte principi bazë i punës sonë.