Jeto gjelberTitulli i projektit:                "Jeto gjelbër – Jeto shëndetshëm”
Kohëzgjatja:                       Qershor 2008 – Maj 2009
Vendndodhja:                    Tiranë
Mbështetur nga:                Ambasada Amerikane në Tiranë
Buxheti:                              23980 $

Projekti ka për qëllim forcimin e zhvillimit të një sjellje demokratike të komunitetit lokal në zonatmë të ndotura të kryeqytetit për në mbrotje të një mjedisi të shëndetëshëm.
Projekti synon promovimin e shoqërisë civile duke angazhuar grupe rinore dhe partnerë të ndryshëm në krijimin e mundësive për qytetarët e Tiranës për tu bërë aktiv ndaj problemit të mbetjeve urbane;

rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për rëndësinë e reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane; mobilizimin e komunitetit në aktivitetet lokale lidhur me mbetjet urbane si dhe prezantimin e metodave në kërkimet dhe studimet lidhur me mbetjeve urbane.