Titulli i projektit: "Të sjellim në jetë Lagunën e Karavastasë”
Kohëzgjatja: Qershor 2010 – Maj 2011
Vendndodhja: Karavasta, Divjakë
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Tiranë
Buxheti: 22.977 $
Projekti ka për qëllim forcimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura duke promovuar ekoturizmin si dhe civilizimin dhe sjelljen demokratike të komunitetit lokal dhe vizitorëve.
Promovimi i ekoturizmit në Karavasta është si mundësia më e mirë e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe ruajtjen natyrore të këtij vendi të mbrojtur Ramsar.
Ky projekt ka synuar rritjen e ndërgjegjësimit publik në rëndësinë e sjelljes ndaj menaxhimit të mbetjeve si dhe mobilizimin e bizneseve lokale ndaj iniciativave të menaxhimit të mbetjeve urbane.