Titulli i projektit: “Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
Kohëzgjatja: Shtator 2011 – Qeshor 2012
Vendndodhja: Berat
Mbështetur nga: Fondacioni Shoqëria e Hapur për
Shqipërinë(SOROS)
Buxheti: 16,007 $
Ky projekt ka për qëllim tëkontribuojë në mirëqeverisjen vendore të bashkisë Berat në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Ideja e projektit lindi duke vlerësuar realitetin shqiptar dhe emergjencën e ndërhyrjes në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane sidomos në kuadrin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve i cili e vendos hartimin dhe zbatimin e Planeve Lokale të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane (të cilët aktualisht mungojnë) detyrim për organet qeverisëse vendore.
Disa nga aktivitetet e zhvilluara në këtë projekt ishin: Analiza e situatës aktuale në Bashkinë Berat; Hartimi i planit lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane ( PLMM); Organizimi i një workshop me qëllim bërjen publike të procesit të hartimit të PLMM; Hartimi i një dokumenti politikash nën shëmbullin e procesit në Bashkinë Berat.
Më poshtë do të gjeni produktet e zhvilluara në kuadër të këtij projekti: