Titulli i projektit: “Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
Kohëzgjatja: Shtator 2011 – Qeshor 2012
Vendndodhja: Berat
Mbështetur nga: Fondacioni Shoqëria e Hapur për
Shqipërinë(SOROS)
Buxheti: 16,007 $
Ky projekt ka për qëllim tëkontribuojë në mirëqeverisjen vendore të bashkisë Berat në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Ideja e projektit lindi duke vlerësuar realitetin shqiptar dhe emergjencën e ndërhyrjes në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane sidomos në kuadrin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve i cili e vendos hartimin dhe zbatimin e Planeve Lokale të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane (të cilët aktualisht mungojnë) detyrim për organet qeverisëse vendore.
Projekte
Titulli i projektit: "Të sjellim në jetë Lagunën e Karavastasë”
Kohëzgjatja: Qershor 2010 – Maj 2011
Vendndodhja: Karavasta, Divjakë
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Tiranë
Buxheti: 22.977 $
Projekti ka për qëllim forcimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura duke promovuar ekoturizmin si dhe civilizimin dhe sjelljen demokratike të komunitetit lokal dhe vizitorëve.
Promovimi i ekoturizmit në Karavasta është si mundësia më e mirë e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe ruajtjen natyrore të këtij vendi të mbrojtur Ramsar.
Titulli i projektit: “Ndërgjegjësimi për shëndetin dhe sigurinë e
banorëve që jetojnë përreth Ish-Uzinës së Baterive”
Kohëzgjatja: Shtator 2010 - Mars 2011
Vendndodhja: Uznovë, Berat
Mbështetur nga: IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
Buxheti: 2832 $
Ky projekt ka për qëllim rritjen e informacionit në mesin e popullatës lokale dhe publikut mbi kimikatet që ata kanë rreth vendin ku jetojnë.
Projekti ndikojë në përmirësimin e situatës aktuale duke rritur nivelin e informacionit në publik
Titulli i projektit: "Sa të shëndetshme janë produktet tona ushqimore?"
Kohëzgjatja: Shkurt - Korrik 2010
Vendndodhja: Tiranë, Durrës
Mbështetur nga: IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
Buxheti: 3365 $
Nëpërmjet këtij projekti qendra EDEN në bashkëpunim me IPEN bënë të mundur identifikimin e disa kimikateve që gjenden në produketet tona ushqimore si dhe punoj në lidhje me ndërgjegjësimin e komunitetit në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit për të qenë të kujdesshëm në zgjedhjen e produkteve që komsumojme.
Gjithashtu ky projekt nxiti organizmat e posaçëm shtetëror të zhvillonin sa më shumë kontrolle në markete/dyqane/supermarkete dhe të punonte në lidhje me informimin në popullat.