Projekte

apple drip irrigation1Titulli i projektit: “Demonstrimi i një sistemi vaditjeje me pika të kombinuar me
                             një pompë të fuqisë së ulët me energji fotovoltaike”

Kohëzgjatja:                   Nëntor 2009 – Gusht 2010
Vendndodhja:                Maminas, Durrës
Mbështetur nga:            Fondi Global për Mjedisin (GEF)
                                          Buxheti:                          7000$

Projekti ka për qëllim prezantimin e një sërë sistemesh të fuqisë së ulët të përdorur për pompimin dhe vaditjen me pika në kontekstin e fermave të vogla.
Ky projekt është fokusuar në instalimin e sistemeve ujitëse me panele diellore fotovoltaike;

leter logoTitulli i projektit:"Ne riciklojmë për një shkollë të pastër dhe të shëndetëshme "
Kohëzgjatja:                        Qershor 2008 - Janar 2009
Vendndodhja:                     Tiranë
Mbështetur nga:                 Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Buxheti:                              14.940 Euro

Projekt synon edukimin e ë rinjve në administrimin e mbetjeve urbane, ku do të sjellë në të ardhmen një qytet më të pastër për të gjithë. Informimi dhe edukimi mjedisor i nxënësve dhe I komunitetit si dhe ndërgjegjësimi i brezit të rë për dobishmërinë e zbatimit të proçesit të riciklimit janë drejtimet kryesore në të cilën u fokusua ky projekt.

Jeto gjelberTitulli i projektit:                "Jeto gjelbër – Jeto shëndetshëm”
Kohëzgjatja:                       Qershor 2008 – Maj 2009
Vendndodhja:                    Tiranë
Mbështetur nga:                Ambasada Amerikane në Tiranë
Buxheti:                              23980 $

Projekti ka për qëllim forcimin e zhvillimit të një sjellje demokratike të komunitetit lokal në zonatmë të ndotura të kryeqytetit për në mbrotje të një mjedisi të shëndetëshëm.
Projekti synon promovimin e shoqërisë civile duke angazhuar grupe rinore dhe partnerë të ndryshëm në krijimin e mundësive për qytetarët e Tiranës për tu bërë aktiv ndaj problemit të mbetjeve urbane;

Optimized 100 1756 1Titulli i projektit:           "Qyteti im pa mbeturina"
Kohëzgjatja:                   Dhjetor 2004 – maj 2005
Vendndodhja:                Tiranë
Mbështetur nga:            Ambasada Amerikane
Buxheti:                          11,850 Euro

Me këtë projekt 5 mujor, qendra EDEN synoi sjelljen në vëmendjen e qytetarëve të njërës nga problematikat më të mëdha mjedisore të asokohe. Mbetjet urbane po shqetësonin çdonjërin prej nesh, që nga fëmijët e deri tek moshat e treta. Askush nuk kujdesej dhe ende nuk kujdeset për sasinë e mbeturinave të gjenereuara dhe ndikimin e tyre në mjedis e shëndet.