Projekte

Titulli i projektit:       Së bashku - Një sy për mjedisin
Kohëzgjatja:             1 Maj 2016 –  31 Janar 2018
Vendndodhja:            Tiranë
Mbështetur nga:        Programi “Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri” (SENIOR II) financuar nga Qeveria Suedeze në Shqipëri dhe zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC, Shqipëri
Buxheti:                     2.670.000 Lekë

Projekti ka për qëllim të nxisë zbatimin e politikave dhe praktikat më të mira që sigurojnë efiçencën e energjisë, diversifikimin e burimeve për energji të pastër dhe me kosto të përballueshme nga qytetarët e shtresave të varfra dhe të mesme në Shqipëri. Objektivat e projektit janë: Të njihen sfidat aktuale të performancës së energjisë në ndërtesa dhe fatura financiare e familjeve për furnizimin me energji në 6 qytete pilote; Të rritet vëmendja politike ndaj energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë si rezultat i  pjesëmarrjes dhe lobimit të.shoqërisë.civile; Të kuptohen nga komuniteti i gjerë përfitimet ekonomike dhe mjedisore të efiçencës së energjisë dhe energjisë së pastër.
Qendra EDEN do të zbatojë këtë projekt në qytetin e Tiranës dhe rezultatet e pritshme për tu arritur janë: Sfidat dhe ndërhyrjet emergjente për rritjen e performancës së energjisë në ndërtesa identifikohen dhe bëhen publike; Rekomandimet konkrete të rrjetit të vigjilencës për politika dhe investime më të mira në rritjen e performances së energjisë në ndërtesa konsiderohen nga vendimmarrësit; Programet politike 4 vjeçare të partive politike udhëzohen drejt parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm me fokus eficencën e energjisë; Rrjeti i vigjilencës ngre kapacitetet e tij dhe rrit pjesëmarrjen dhe influencën në sektorin e energjisë; Komuniteti i gjerë në të paktën 5 qytetet pilote rrit botëkuptimin e tij mbi rëndësinë e investimeve në energjitë e rinovueshme dhe mbi rëndësinë e eficencës së energjisë.

 

 

foto CO SEED1Titulli i projektit:       “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“
Kohëzgjatja:              Nëntor 2016 –  Tetor 2018
Vendndodhja:            Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, Vlorë)
Mbështetur nga:        Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga INCA
                                          Buxheti:                     24,671.75 EUR

Projekti ka për qëllim që të nxisi proces sa më të mirë të pjesëmarrjes në vendimmarrje për VNM/VSM në Shqipëri nëpërmjet rritjes së kapacitetit të OJF-ve duke u angazhuar në mënyrë aktive dhe cilësore në konsultimet publike. Objektivat e projektit janë: rritja e kuptimit të palëve të interesuara të raporteve të VNM/VSM-së dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendet ku projekti ka zbatim; nxitja e njoftimit të përshtatshëm për pjesëmarrje aktive të OJF-ve dhe të anëtarëve të komunitetit në konsultimet publike të VNM/VSM. Media është një aktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e projektit. Në secilin nga 5 qytetet zbatuese të projektit do të identifikohen raste ku mund të ndiqet dhe të nxitet një proces sa më i mirë për pjesëmarrjen në vendimmarrje. Qendra EDEN e zbaton këtë projekt në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me organizatat lokale: Klubi Ekologjik Elbasan-KEE (Elbasan), Qendra e Informacionit Aarhus – AIC (Shkodër), Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD (Vlorë), Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore - FSEW (Berat), organizata me të cilat EDEN ka një bashkëpunim të mëparshëm disa vjeçar.

Titulli i projektit:  “Perspektivë drejt integrimit në BE- Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore“
Kohëzgjatja:              Prill 2016 – Shator 2017
Vendndodhja:            Shqipëri
Mbështetur nga:         Bashkimi Evropian, në kuadër të programit "Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", nëpermjet REC Shqipëri
Buxheti:                     44.000 EUR

Projekti ka për qëllim që të ndikojë në përmirësimin e përafrimit të Legjislacionit Horizontal Mjedisor në Shqipëri nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë mjedisore dhe llogaridhënies.Projekti përqëndrohet në dhënien e një përparësie më të madhe të zbatueshmërisë së Legjislacionit Horizontal mjedisor dhe të përforcohet prania e tij në programin qeveritar të vendit. Gjithashtu synon që të rritet pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe të aktorëve të tjerë gjatë proçesit të politikëbërjes dhe gjatë zbatueshmërisë së legjislacionit horizontal.Projekti monitoron zbatueshmërinë e artikujve që kanë lidhje me informimin dhe konsultimin e publikut dhe të procedurave të VNM-së. Hartimi i raporteve, dokumentave të politikave, vigjilimi, monitormimi, fushatëbërja etj., janë mjetet e nevojshem me të cilat projekti synon për të përmbushur qëllimin e tij dhe për të adresuar parlamentin në përmirësimin e një akti ligjor që ndikon në përafrimin e Legjislacionit Horizontal

Titulli i projektit:  “Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr “
Kohëzgjatja:                        Shkurt - shtator 2016
Vendndodhja:                     Fier
Mbështetur nga:                GGF
Buxheti:                              5000 USD

Projekti ka për qëllim që të mbështesë Njësinë së Qeverisjes Vendore të Roskovecit në dialogun me Bankers, për një të mirë që lidhet me shqetësimet e Komunitetit të prekur, dhe duke mëshuar tek bërja transperente e PWYP rënë dakord mes BERZH dhe Bankers. Përmes projektit synohet të adresohen dhe të transmetohen pritjet që ka komuniteti dhe qeverisja lokale te BANKERS dhe BERZH / IFC, si edhe që institucionet shqiptare të jenë në dijeni të mjeteve të monitorimit dhe mekanizmave të pajtueshmërisë në vend.