Rrjeti i Vigjilencës Mjedisore
NJË SY PËR MJEDISIN!”
RRJETI I PARË I VIGJILENCËS MJEDISORE NË SHQIPËRI
Vigjilenca mund të konsiderohet si një evoluim i termit “qen roje” (watch-dog). Ajo ka dy elementë të rëndësishëm në procesin e saj: 1) praktika e “zhbirilimit” dhe 2) kërkesa e llogarisë që qytetarët i drejto-jnë qeverisë dhe bizneseve të zhvillimit të cilët (këta të fundit) me veprimtarinë e tyre kanë ndikim mbi jetën shoqërore dhe politike. Këto dy elemente i japin veprimtarisë vigjiluese një natyrë formale që zakonisht ndërmerret nga organizatat e shoqërisë civile të cilat në këtë rast quhen organizata vigjiluese.
Si u krijuam?
“Një sy për mjedisin!” është rrjeti i parë vigjilues mjedisor. Ai u krijua në vitin 2013 nga 7 organizata partnere që filluan punën bashkarisht në projektin “Së bashku një sy për mjedisin!”. Projekti u mbështet financiarisht nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) nëpërmjet programit SENiOR-A, i cili në vetvete përfaqëson edhe nismën e parë të organizimit tematik të organizatave mjedisore në vend. Rrjeti nuk përfaqëson një entitet të regjistruar, por një grupim organizatash që punojnë nën të njëjtën tematikë, qëllim, strategji dhe standart. Organizatat partnere në rrjetin vigjilues përfaqësojnë organizata mjedisore të cilat veprojnë në nivel vendor, dhe ndikojnë me politikat dhe aktivitetet e tyre në nivel kombëtar. Të ndjeshme mbi çështjet e të drejtave mjedisore, dhe njohës të mirë të gjendjes së mjedisit në zonat e tyre të veprimit, ato, më parë këtij projekti, asnjëherë nuk kishin punuar si vigjilues të mirëlltë.Tani këto organizata përfaqësojnë një rrjet të fortë me rol vigjilues, të hapur për të rritur anëtarët e tij në rang vendi, dhe për të fuqizuar partneritetin me rrjete të ngjashme në rajon dhe më gjerë.
Çfarë synon rrjeti i vigjilencës mjedisore?
Nëpërmjet vigjilencës mjedisore organizatat e rrjetit kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit, një ndër të drejtat e njeriut, duke nxitur zbatimin e ligjit dhe aktivizmin qytetar.
“Ne punojmë të forcojmë besimin e qytetarëve shqiptarë në ekzistëncën e një shoqërie demokratike, të ngritur mbi një bazë të fuqishme ligjore evropiane, ku ata janë vendimmarrësit e vërtetë. Ne mbrojmë interesat qytetare, i përfaqësojmë ata në tryeza vendimmarëse, dhe i mbështesim se si nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit, të jenë vigjiluesit e standardit të tyre të jetesës” – rrjeti i vigjilencës mjedisore.
Fletëpalosje informuese për rrjetin
Organizatat e Rrjetit të Vigjilenës Mjedisore
Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)
Agjencia e Demokracisë Lokale (LDA)
Klubi Ekologjik Elbasan (KEE)
Per mireqenie sociale dhe Mjedisore (PMSM)
Qendra e Informacionit Aarhus Shkoder (AIC)
Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania)