Biblioteka

Qendra EDEN ka një bibliotekë të pasur me më shumë se 500 botime të fushave të ndryshme, kryesisht të fushës së mjedisit. Kjo qendër burimore është krijuar nga stafi i qendrës, donacione individuale dhe kontribute të partnerëve të ndryshëm.
Kliko për të parë listën e librave në biblioteke: Biblioteka e qendrës EDEN 

Si mund të përfitoni nga qendra burimore?

Librat mund të lexohen në ambjentet e zyrave të qendrës gjatë orarit zyrtar të organizatës.
Disa prej librave mund të tërhiqen edhe jashtë ambjenteve të EDEN për një periudhe 1 (një) mujore. Marrja bëhet përkundrejt një depozite prej 500 lekë, e cila tërhiqet mbrapsht pas dorëzimit të librit në kohë. 
Në rast shkeljeje të rregullave të mësiperme, personi penalizohet duke iu mbajtur një pjesë apo e gjithë shuma e depozituar, deri në heqje të mundësisë për të tërhequr sërish librat jashtë ambjenteve të qendrës.