![]() Manuali "Reago, Përfshi dhe Frymëzo”(Gusht 2021) Manuali për zhvillimin e fushatave mjedisore dhe për advokim publik “Reago, Përfshi dhe Frymëzo" jep një guidë të qartë dhe lehtësisht të përdorshme për planifikimin dhe organizimin e fushatave për mbrojtjen e mjedisit. Manuali është rezultat i trajnimit të mbajtur në bashkinë Has me përfaqësues të bashkisë Has dhe komunës Klinë në kuadër të projektit ndërkufitar "KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente" e komuna Klinë |
Katalogu i projekteve të realizuara përmes programit të ndarjes së granteve të vogla(Korrik 2021) Ky katalog përmbledh projektet afat-shkurtra në mbështetje të promovimit të Ekonomisë së Gjelbër, zbatuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mundësuar nga projekti “GEAR”, financuar nga Bashkimi Evropian. |
Fletëpalosje informuese "Marrëveshja e Gjelbër Evropiane"(Korrik 2021) Kjo fletëpalosje informuese “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane” vjen si pjesë e projektit “Ekonomi e Gjelbër për një Rajon të Zhvilluar”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. |
![]() Ekonomia dhe ndërmarrësia e gjelbër(Qershor 2021) Manuali "Ekonomia dhe ndërmarrësia e gjelbër" synon të ndikojë në zhvillimin e njohurive të qytetarëve në zonën ndërkufitare Shqipëri - Kosovë për kalimin në një ekonomi të gjelbër duke patur parasysh lidhjet vitale midis ekonomisë, shoqërisë dhe mjedisit. Manuali i drejtohet çdo bashkie në Shqipëri dhe Kosovë dhe është hartuar si vijim i trajnimit të zhvilluar në Klinë Kosovë me përfaqësues nga bashkia Has dhe Klinë |