Stafi i EDEN

REIRTA FERO
Financiere / Menaxhere e Burimeve Njerëzore
E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

reirtaReirta është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës si Inxhiniere Agrare dhe më pas ka vazhduar master për  Financë-Kontabilitet.
Që prej vitit 2007 ka qënë pjesë e grupit të Guidave Natyrore të qendrës EDEN ku qëllimi kryesor është promovimi i Parqeve Kombëtare gjithashtu dhe përfshirja e saj në aktivitete rinore mjedisore.
Në periudhën Maj 2008, Reirta i është bashkuar stafit të qendrës si Financiere dhe Menaxhere e Burimeve Njerëzore.

Ajo pëlqen udhëtimet, muzikën, dramaturgjinë, notin dhe librat.
Gjuhet e huaja: Anglisht, Italisht

 


ALBANA BREGAJ - JOXHE
Oficere programi , Programet e Edukimit Mjedisor
E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

albana web

Albana është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Departamentin e Mjedisit, dega Inxhinieri Agromjedisi  dhe Ekologji.  Që prej vitit 2006 ajo ka qënë pjesë e grupit të Guidave Natyrore, ku qëllimi kryesor është promovimi i parqeve kombëtare të Shqipërisë si dhe aktivizimi në aktivitete rinore me fokus mbrojtjen e mjedisit. Përfshirja e saj në EDEN si pjesë e stafit ishte në Maj 2007 si Koordinatore e Edukimit Mjedisor dhe më pas prej 2011 si Oficere Programi për Programet e Edukimit Mjedisor. Kjo i ka dhënë asaj mundësinë për të bërë ndryshimin e mentalitetit midis fëmijëve dhe të rinjve shqiptar ndaj mbrojtjes së mjedisit. Ajo ka ndjekur programin e Fellowshipit pranë Earth Day Network në Washington DC, USA në periudhën Shtator 2010-Mars 2011, për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Edukimin Mjedisor.

Ajo pëlqen muzikën, sportin dhe librat.
Gjuhët e huaja: Anglisht, Italisht dhe Spanjisht


JONIDA MAMAJ – HAFIZI
Koordinatore projektesh, Praktikat e Menaxhimit Mjedisor
E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

jona web
Jonida është diplomuar në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Tiranës, dega Gjermanisht, profili Përkthim si dhe është duke përfunduar studimet master shkencor për Menaxhim Mjedisi Urban prane Universitetit POLIS. Ajo iu bashkua Qendrës EDEN në Nëntor të vitit 2005 si pjesë e grupit të Guidave Natyrore ku qëllimi ishte promovimi i Parqeve Kombëtare të Shqipërisë si dhe përfshirja në aktivitete rinore mjedisore.
Më vonë, në Mars të 2010-ës u bë pjesë e stafit të qendrës si Koordinatore e Praktikave të Menaxhimit Mjedisor dhe Menaxhere Zyre.  Jonida beson në shprehjen : Cdo pikë në oqean ka rendësi!

Jonida pëlqen detin, librat, udhëtimet, muzikën dhe kërcimin
Gjuhët e huaja: Gjermanisht, Anglisht, Italisht dhe Spanjisht fillestare.

 


LIRA HAKANI
Koordinatore projektesh, Pjesëmarrja dhe Informimi i Publikut
E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

20150916 092938


Lira është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në degën Biologji. Lira është angazhuar në qendrën EDEN si vullnetare dhe guidë natyrore dhe pej vitit 2011 është koordinatore në sektorin e Pjesëmarrjes dhe Informimit të Publikut.

Gjuhët e huaja: Anglisht, Italisht

 

 

 

 


HERDA PACO
Koordinatore e re projektesh, Pjesëmarrja dhe Informimi i Publikut
E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Herda CompressHerda është diplomuar në Universitetin e Shkencave Sociale  në Tiranë, në Degën e Shkencave Politike dhe ka kryer më tej Master Shkencor në Teori Politike në të njëjtin universitet.

Ajo i është bashkuar Qëndrës EDEN në 2015 dhe që prej kësaj kohe është pjesë e stafit si koordinatore e re, në sektorin e Pjesëmarrjes dhe Informimit të Publikut. Herda ka eksperiencë të mëparshme në fushën e mësimëdhënies dhe puna në EDEN po i jep asaj krahas njohurive të shumta në fushën e mjedisit edhe kënaqësinë e të qënit pjesë e një grupi që beson dhe do fort një jetë të shëndetshme për çdo brez.
Ajo pëlqen: sportin në natyrë, librat, ushqimin e shëndetshëm dhe njohjen me njerëz e kultura të ndryshme.
Gjuhët e huaja: Anglisht dhe Italisht