|
Projektet nga viti 2004 e në vazhdim...
► Fushata e gjelbër elektorale 2013 "Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm"
Kohëzgjatja : mars -qershor 2013
Buxheti:16.253 USD $
Projekti “Fushata e gjelbër elektorale” ka për qëllim të organizojë fushata jo politike, jo partiake në 4 rrethe të Shqipërisë (Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.
Për të përmbushur qëllimet e këtij projekti do të vijohet nëpërmjet këtyre objektivave:
-sjellja e problematikave mjedisore në programet elektorale të kandidatëve të të gjitha partive që do të garojnë
- rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi të drejtat e tyre për një shëndet dhe të ardhme më të mirë
- lobimi me median dhe partitë politike për të shtruar më mirë çështjet mjedisore në fushatat elektorale
Përgjatë gjithë periudhës 4 mujore të projektit do të zbatohen një sërë aktivitetesh:
identifikimi i partive politike garuese dhe kandidatëve të tyre; përgatitja e një raporti mbi identifikimin e problematikave mjedisore në secilin rreth; përgatitja e dokumentareve të shkurtër rreth këtyre problematikave; organizimi i 2 tryezave të rrumbullakta me kandidatët e partive politike; monitorimi i medias dhe faqeve zyrtare të partive politike; njoftime për shtyp; konferencë për shtyp; fushatë ndërgjegjësuese me materiale edukuese me të rinj
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë
► Për qytete të pastra dhe një hap drejt një shoqërie demokratike
Kohëzgjatja: Shtator 2012 - qershor 2013
Buxheti: 19,998.00 USD
Projekti “Për qytete të pastra dhe një hap drejt një shoqërie demokratike” ka për qëllim të kontribuojë në mirë qeverisjen lokale të Bashkisë Kuçovë në sektorin e menaxhimit të mbetjeve si edhe të shkund apatinë qytetare dhe të rrisë aktivizmin te ata. Ky projekt zbatohet nga qendra EDEN në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kuçovë dhe me mbështetje financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë.
Për të përmbushur qëillimet e këtij projekti do vijohet nëpërmjet objektivave të mëposhtme : përmirësimi i kuadrit rregullator të menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Kuçovë; rritja dhe forcimi kapaciteteve të autoriteteve lokale në ushtrimin e kompetencës së menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane dhe pjesëmarrjes dhe informimit publik; rritja e politikave pjesëmarrëse dhe qasje qytetare në ndjenjën e pronësisë të qytetit; rritja e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe njësive së qeverisjes vendore.
Duke qenë se kuadri ligjor i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve e vendos detyrim ligjor hartimin dhe zbatimin e Planeve Lokale të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane për organet qeverisëse vendore, qendra EDEN duke marrë shkas nga zhvillimi projektit ku u hartua Plani Lokal i Menaxhimit të Mbetjeve në Bashkinë Berat ndërrmori hapa për të kryer afërsisht të njëjtin proçes edhe në Bashkinë Kuçovë.
Për të zhvilluar këtë proçes do të zhvillohen këto aktivitete të planifikuara:
Analiza e gjendjes aktuale në komunën e Kuçovës; Plani Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe trajnim të administratës së Bashkisë; Pjesëmarrja e publikut në hartimin e Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve; Dokument i politikave dhe implikime në kuadrin rregullator.
►Shkëmbim Rinor " Riktheju këmbësorëve qytetin e tyre"
Kohëzgjatja: 16-23 shtator 2012
Vendndodhja: Tiranë
Shkëmbimi rinor do të përfshijë organizata nga qytete të ndryshme Europiane të cilat punojnë në fushën e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit dhe duan të realizojnë ndryshime të gjelbra në qytetet e tyre duke ndikuar te vendimarrësit dhe duke rritur ndërgjegjësimin e komunitetit.
Shoqëria e sotme jeton në një ambjent ku vëmendje kryesore i kushtohet planeve të zhvillimit urban. Proceset planifikuese shpesh neglizhojnë qëndrueshmërinë e zhvillimit, si dhe të drejtën e pjesëmarrjes dhe informimit të publikut gjatë proceseve vendimarrëse. Ka shembuj të ndryshëm në shtete të ndryshme ku hapësirat e këmbësorëve janë zënë nga zhvillimet urbane dhe ku reagimi i shoqërisë ka qenë i ndjeshëm, edhe pse jo përherë kanë qenë reagime të marra parasysh. Ndërkohë çështja shfaqet si një problem i përhapur gjerësisht në Europë.
Qëllimi i projektit është ndarja e eksperiencave rreth konceptit dhe aksioneve të qyteteve të gjelbra gjithashtu dhe zhvillimi i bashkëpunimeve dhe i aksioneve ndërgjegjësuese që do të zbatohen më pas në disa qytete Europiane.
Metoda që do të ndiqet për të zbatur aktivitetet e shkëmbimit rinor ( workshope, aktivitete në ambjent të hapur, lojëra mjedisore, presantime) do të bazohen në një edukim jo-formal ( workshope ndërvepruese- mëso duke bërë, aktivitete kreative, meditime në grupe të vogla, diskutime, lojra në role, punë grupe dhe prezantime) Dita e fundit e shkëmbimit rinor do të përfshijë një ditë aksione direkt në qytet me rastin e datës 22 shtator, Dita Botërore pa makina.
Youth and environment Europe (YEE) është organizata aplikuese dhe dërguese e pjesëmarrësve dhe qendra EDEN është organizata mikpritëse e shkëmbimit rinor.
Si te arrish hotelin
Ardhja me avion
Nga stacioni i autobusit te Aeroportit te Hotel Stela
Ardhja me autobuz
Nga Mal-i i Zi: Nga rrethrottulklimi i Zog-ut te Zi te Hotel Stela
Nga Maqedonia: Nga international Hotel te Hotel Stela
Axhenda, te dhena informuese, lexuesi
Axhenda
Te dhena Informuese
Lexuesi
Mbështetësit financiar:
Bashkimi Europian nepermjet programeve " Youth in Action" dhe " European Youth foundation". 2012 është 40 vjetori i European Youth Foundation
► Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete
Kohëzgjatja: Prill 2012-2013
Buxheti: 79, 548.00 EURO
Projekti “Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete” i mbështetur financiarsiht nga Bashkimi Europian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri- Mal i Zi IPA 2007-2013 është një zbatim midis dy organizatatve të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Mali i Zi, qendra Mjedisore EDEN dhe FORS Montenegro. 
Ai ka për qëllim të rrisi njohuritë e 800 nxënësve dhe 1000 qytetarëve në 3 komuna në Shqipëri ( Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit) dhe në tre bashki në Mal të Zi (Berane, Plav dhe Andrijevica) mbi grumbullimin e ndarë të mbetjeve përmes edukimit, medias dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.
Aktivitetet kryesore që do të zhvillohen në 3 komunat Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit janë : ndërgjegjësimi dhe informimi i nxënësve, mësuesve dhe komunitetit për ndarjen e mbetjeve, riciklimin,; Mbështjetje për stafin e komunave mbi zbatimin e planit të manaxhimit të mbetjeve lokale
Broshura
Faqja e projektit
►Kiti për mjedisorët e vegjël (Qershor 2008 – Dhjetor 2011)
Ky projekt synon realizimin e trajnimeve të mbi 3594 mësues si dhe pajisja e tyre me materiale didaktike për edukimin mjedisor dhe zbatohet nga qendra EDEN në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF dhe mbështetje financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulta në Tiranë.
Aktivitetet kryesore:
Përgatitja e kiteve me materiale mjedisore i cili i shërben mësueseve për të zhvilluar orët e hapura në natyrë dhe ato eksperimentale
Zhvillimi i orëve të hapura në natyrë me mësueset e trajnuara për të praktikuar materialet e kitit
Zhvillimi i guidave natyrore në Parqet Kombëtare të Shqipërisë,
Promovimi dhe pasqyrimi i projektit nëpërmjet aktiviteteve në ditët mjedisore , të qendrës dhe artikujve të ndryshëm online.
Kiti për mjedisorët e vegjël.pdf
►Të kthejmë në jetë Lagunën e Karavastasë (shtator 2010 – në vazhdim)
Ky projekt ka për qëllim promovimin e eko-turizmit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta nëpërmjet ofrimit të shërbimeve, si: hartëzimi i itinerareve shtegëtuese këmbësore; trajnimi i guidave natyrore lokale; trajnimi i komunitetit lokal mbi kompostimin e mbetjeve; prodhimi dhe shpërndarja e materialeve promovuese etj.
…më shumë
Hiking Guide - Divjake-Karavasta National Park
► "Vazhdimësia e aktiviteteve me fëmijët pranë kopshtit zoologjik në qendrën e informacionit EDEN" (në vazhdimësi)
Qendra EDEN vazhdon organizimin e aktiviteteve mjedisore çdo ditë në ambjentet e Kopshtit Zoologjik. Aty realizohet një vizitë në Qendrën e informacionit mjedisor ku gjenden materiale të ndryshme mjedisore si dhe një guidë përgjatë kopshtit dhe zhvillimi i lojrave me anë të materialeve didaktike. Kjo nismë i vjen në ndihmë fëmijëve për të zgjeruar njohuritë e tij rreth natyrës dhe mjedisit që i rrethon.
► "Shkolla verore" (në vazhdimësi)
Stafi i qendrës EDEN ka bërë një punë të suksesshme përgjatë zhvillimit të Shkollës verore me fëmijë të shkollave të ndryshme 9-vjeçare të Tiranës. Kryesisht ky aktivitet konsistonte në zhvillimin e lojrave të ndryshme mjedisore me anë të materialeve të ndryshme didaktike dhe kancelarike.
Kjo përfshirje është një mundësi për ti përfshirë fëmijët në aktivitete të cilat i bëjnë më entuziast dhe i zgjerojnë njohuritë e tyre rreth mjedisit ku jetojnë.
Edukimi mjedisor në shkolla është shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht mungesa e zonave të gjelbërta, mjeteve, eksperimenteve, etj. Në shkolla kjo gjë mungon dhe është e pamjaftueshme.
Në këtë [mënyrë realizimi i shkollës verore do të sjelli njohuri të reja, mundësi të reja, dhe kapacitet për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.
Foto
►“Ne riciklojmë për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm” (Qershor 2008 – Janar 2009)
Qëllimi: Përmirësimi i situatës në 9 shkolla elementare të Tiranës për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Objektivat:
- Ndërgjegjësimi i nxënësve për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
- Sensibilizimi i gjithë personelit të shkollës: mësues, nxënës, komuniteti rom, kompanitë ricikluese
- Reduktimi i mbetjeve (plastika, alumin, letra) në ambjentet e shkollave dhe reduktimi njëkohësisht i ndotjes.
- Përgatitja e 750 posterave për promovimin e projektit
- Përgatitja e tre llojeve të koshave (letër, kanace, plasticë, të tjera)
- Përgatitja e 80 manualeve , mënyra e përdorimit të këtyre koshave
- Shpërndarja e 100 qeseve pako plastike në çdo shkollë
- Shpërndarja e 500 koshave alumin nga 2 për çdo shkollë.
►Themelimi i “Qendrës së Edukimit Mjedisor” tek Kopshti zoologjik (Prill 2008)
Qëllimi: Edukim Mjedisor, mbrojtja e natyrës
Objektivat
- Sigurimi i një sërë aktivitetesh edukuese për nxënësit e shkollave
- Punua me mësueset për sigurimin sa më mire të aktiviteteve edukuese për nxënësit e tyre
- Sigurimi i mundësive për visitorët që të eksplorojnë natyrën
- Motivimi i Vizitorëve në mbrojtjen dhe respektimin e mjedisit
- Dhënia e mundësive nxënësve që të mësojnë se si ti mbrojnë kafshët
- Informimi i visitorëve rreth jetës së kafshëve të egra dhe se si ti respektosh ato.
►“Shiko përmes kulturës” shkëmbim rinor, Gjirokastër (Mars 2008)
Qëllimi: Zgjedhja e kulturës trashëgimore si një mundësi për tu bërë të qartë të rinjve se kush janë monumentet më me vlerë dhe si duhet ti mbrojmë ato. (Ky projekt u financua nga Komisioni Europian , i njëjtë me të parin)
Të rinjtë u ftuan të vizitonin: Butrintin (Monument i mbrojtur nga UNESCO), Antigonen, Libohovën, dhe zona të tjera të mbrojtura.
► “Promovimi i mjediseve te shëndetshme” shkembim rinor, Durrës (Tetor 2007)
Qëllimi : promovimi i zonave të mbrojtura dhe zbuilimi i Shqipërisë së Bukur
Ky projekt ishte në kuadër të Komisioni Europian nën Programin Youth in Action 2007-2013 Action 1. Youth for Europe Youth Exchange
38 pjesëmarrës nga 5 shtete: Italia, Maqedonia, Serbia, Portugalia, Malta. Ata ndanë eksperiencat me njëri tjetrin, organizuan udhëtime në vende të ndryshme si: Parku Kombëtar i Dajtit, Laguna e Karavastasë, Kalaja e Petrelës, Krujë etj.
KY aktivitet u organizua nga Stafi i Qendrës EDEN dhe Grupi i Guidave Natyrore.
► “Kopshti zoologjik » fillesa e edukimit mjedisor për qytetarët e Tiranës (qershor 2005 e në vazhdim)
Qëllimi:
- Përgatitja e një studimi vizibiliteti të situates së tanishme të Kopshtit Zoologjik dhe roli i tij në Edukim Mjedisor;
- Rritja e fondeve dhe aktorë të tjerë të interesuar në nevojat e kopshtit për përmirësim;
- Draftimi i një plani zhvillimi për Kopshtin Zoologjik.
► “Parku i madh i Tiranës, diçka më tepër se vetëm një park“ (tetor 2006-gusht 2007)
Qëllimi: Forcimi i vlerave natyrore dhe bukuritë e parkut
Objektivat:
- Themelimi i sistemit të sinjalistikave në rrugët kryesore të Parkut;
- Sigurimi I Edukimit Mjedisor përmes një qendre informacioni ;
- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për mjedisin e tyre dhe impakti i sjelljes ndaj tij
► "Festimi i ditëve botërore mjedisore"
Qëllimi: Promovimi i Kopshtit Zoologjik të Tiranës në kontekstin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.
Objektivat:
- Përmes këtyre aktiviteteve ne synojmë të gjenerojmë fonde të cilat do të përdoren për pastrimin e disa zonave të brëndëshme të Koopshtit Zoologjik.
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe promovimi i rigjenerimit të Kopshtit Zoologjik të Tiranës.
- Dhënia e mesazhit që së bashku mund ti japim jetë kopshtit zoologjik dhe kthimi i tij në një qendër argëtimi për komunitetin dhe fëmijët”.
- Promovimi i misionit, rritja e ndërgjegjësimit dhe aktivitete edukative për probleme mjedisore të qendrës EDEN dhe Bashkisë Tiranë.
►“Ciceronët e Natyrës”- ambasado
|