|
Qendra EDEN ka një numër të rinjsh aktivë nga qytete dhe me profile të ndryshëm, të cilët formojnë “Grupin e Vullnetarëve”. Ata përshihen në aktivitet e organizatës duke shkëmbyer njohuri, fituar experience duke dhënë edhe kontribut të vlefshëm për EDEN.
Aktualisht ky grup përbëhet nga rreth 20 vullnetarë aktivë.
Çfarë ofron EDEN për vullnetarët?
- Qendrën burimore me një fond prej më shumë se 500 botimesh.
- Ambjentet e zyrës dhe akses interneti
- Mbeshtetje me tema dhe informacione për studentët që zhvillojnë diplomën mbi çështjet mjedisore
- Zhvillim personal (Ngritje kapaciteti) permes përfshirjes në projektet e dryshme të qendrës
- Përfshirje në aktivitete brenda dhe jashtë vendit
- Mjedis të përshtatshëm që i jep jetë ideve të reja
- Miqesi me të rinj nga vende dhe kultura të ndryshme
Çfarë kërkon EDEN nga vullnetarët e saj?
- Ndjeshmëri ndaj problematikave mjedisore
- Dëshirë për të punuar në grup
- Dëshirë dhe gadishmëri për tu përfshirë në projektet e organizatës
- Përgjegjshmeri ndaj angazhimeve
- Ide të reja
- Energji dhe humor
Nëse dëshiron të jesh një prej tyre, je i mirëpritur t’i bashkohesh grupit. Thjesht na kontaktoni.
|